Sport

Debutim fantastik në boksin profesionist, Hysa 4 fitore me nokaut në po kaq ndeshje: Sfida e rradhës me ish-kundërshtarin e Mohamed Ali

26 Shtator 2022, 14:20| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 15:33

  • Share

6 muaj më parë vendosi të kalonte nga boksi olimpik në atë profesionist dhe deri më tani ka rezultuar shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për Nelson Hysën, boksierin shkodran të peshave super të rënda, që të shtunën mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Edhe kjo kundër gjermanit Mohamed Ali Durmaz erdhi me nokaut, ashtu si 3 përballjet e tjera më herët.

“E kemi ditur se do ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër gjermanit në shtëpinë e tij, por kishim marrë masat. Kam një kohë të gjatë që po stërvitem dhe jam në një periudhë shumë të mirë. Jo më kot po marr vetëm fitore,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Për Report TV Hysa thotë se fitoret ua dedikon trajnerëve Zef Gjioni dhe Taulant Stërmasi, ndërsa sqaron se në ndeshjen e zhvilluar në Leverkusen u ndje sin ë shtëpi.

“Atje nuk u ndjeva fare në Gjermani, por si në Shqipëri. Kishte aq shumë shqiptarë dhe ndiej rastin ti falenderoj, pasi u ndjeva sikur të isha në shtëpi,"-tha Nelson Hysa, boksier.

Hysa zbuloi se më 23 tetor do jetë ndeshje e ardhshme ku në axhendë është sfida me një kundërsshtar tepër të fortë, i cili në të kalurën është ndeshur edhe me legjendën e boksit Mohamed Ali.

“Po mundohem të bëj një aktivitet shumë të rëndësishëm me ekipin ‘Titans’ dhe atje kam zgjedhur një kundërshtar, i cili është më i forti nga të gjithë ata që kanë ardhur në Shqipëri për boksin profesionist. Është dhe një nga ata që kanë qenë më të fortët në botë,”-deklaroi Nelson Hysa, boksier.

Hysa prej shumë vitesh është boksieri kampion i Shqipërisë për peshat e rënda, ndërsa tani do sfidojë veten në një tjetër nivel.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 26/09/2022 16:54

    Suksese Nelo, je i paarritshem,

    Përgjigju
  • Qooo: 26/09/2022 14:35

    E paske kundershtar safi te forte. Eshte i ri flake, 80 vjec. Djale super.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?