Debati për Butrintin, banorët ngrihen në protestë, specialisti i mjedisit: Fitimet e parkut janë 2 milionë euro në vit, ndaj qeveria do t’ia japë privatit

13 Maj 2022, 18:08| Përditesimi: 13 Maj 2022, 22:57

  • Share

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar këtë të premte kundër marrëveshjes për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga fondacioni Shqiptaro-Amerikan (AADF).

Protestës i janë bashkuar përfaqësues të opozitës, por dhe specialistë të cilët kanë punuar ndër vite në këtë Park. Mes tyre, specialisti i Mjedisit dhe njëherësh anëtar i Partisë Socialiste, Kristo Kauri, ka shpjeguar arsyet e  protestës.

"Parku i Butrintit është pasuri e mbrojtur nga UNESCO dhe kemi nënshkruar konventën e Parisit, neni 74 thotë se trashëgimia kulturore e natyre është detyre kushtetuese e qeverisë për ta ruajtur e menaxhuar dhe s’ka të drejtë t’ia kalojë privatit. Ata të fondacionit nëse duan të na ndihmojnë le të marrin dhe të investojnë në parkun e Finiqit që nuk mbrohet nga UNESCO, por që ka të njëjtat mite, por të ardhurat e Finiqit janë 100 mijë euro në vit, ndërsa të Butrintit 2 milionë euro në vit, ndaj duan ta marrin".

Manjola Cikuli, kryetarja e PD Sarandë është shprehur se i jam bashkuar protestës si qytetare.

"Butrinti na dhemb të gjithëve sot duhet të mbrojmë vlerat kulturore ne vijmë këtu si qytetar dhe jo si matrapazët që duan të japim trashëgiminë e kombit me koncesion. Kjo është e turpshme!".

Aktualisht projektligji “Për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit” po shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe pritet të kalojë për votim në Kuvend. Ky draft është kundërshtuar nga opozita.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?