Premier League në Angli vijon me Boxing Day. Ndërkohë që shumica e kampionateve në Evropë kanë marrë pushimet, futbolli anglez vijoi me javën e 19-të. Mbrëmjen e së enjtes Brighton fitoi 4-2 kundër Tottenham, ndërsa Arsenali u mund 0-2 në shtëpi nga West Ham.
Në "Amex Stadium", Brighton fitoi 4-2 kundër Tottenham. Raundi i 19-të në Premier League pa djemtë e Roberto de Zerbit në formë, duke i bërë 'gjëmën' Spursave. Mes më shumë se 31 mijë tifozëve në stadium, Brighton shënoi dy gola në pjesën e parë me Hinsheluood dhe Joao Pedro. Fraksioni i dytë ishte me ritëm të njëjtë, teksa supergoli i Estupidian në të 63 minutë i dërgoi shifrat në 3-0. Kur pritej reagimi i miqve, sërish Joao Pedro shënoi gol për Brighton. Tottenham u kujtua vonë dhe shënoi me Veliz dhe Davies në fundin e lojës, për rezultatin 4-2. Edhe njëherë Brighton tregon se milionat e kundërshtarëve nuk vlejnë dhe për të tretin sezon po bën mirë në elitën angleze. Me 30 pikë djemtë e de Zerbit ngjiten në vendin e tetë, gjashtë pikë më pak se Spurs që gjenden të pestët.
Arsenali humbi 0-2 nga West Ham në "Emirates". Java e 19-të në Premier League tregoi se megjithëse mund të kontrollosh lojën, del pa pikë nga fusha. Kjo u ndodhi "Topçinjve" që treguan nivel të lartë loje. Soucek në minutën e 13-të kaloi miqtë në avantazh, me VAR-in që hasi probleme me pamjen dhe për disa minuta nuk mund të vendoste nëse sfera kishte kaluar vijën fundore. Në fund gol për miqtë, me djemtë e Artetas që u shokuan në rastin e vetëm të"Çekanëve". Nëse në fraksionin e dytë Arsenal shpresoi në një përmbysje, kjo edhe për shkak të dominimit, ishte Mavropanos që të të 55 minutë shënoi golin e dytë për miqtë. Si të mos mjaftonte goli, West Ham shpërdoroi edhe një penallti në fundin e ndeshjes me Benrahma (90+6). Me 33 pikë West Ham merr vendin e gjashtë, teksa Arsenali me 40 pikë mban pozitën e dytë, dy pikë më pak se Liverpooli kryesues.
Premier League, java 19-të:
E enjte
Brighton 4-2 Tottenham
Arsenal 0-2 West Ham
Renditja: