Partia Demokratike

Dallimi i PD sot me PD dje në lidhje me Presidentin e Republikës

17 Maj 2022, 22:25| Përditesimi: 17 Maj 2022, 22:27

  • Share

Po shikoj sulme pa fund ndaj Alibeaj në lidhje me zgjedhjen e Presidentit! Unë, e shumë të tjerë si unë i kuptojmë shumë mirë këto sulme dhe pse bëhen, por ndoshta shumë shqiptarë të ndershëm e demokratët nuk i dinë e propaganda është aq shumë e fortë sa të vërtetën ta deformoj në gënjeshtër e këtë të fundit ta sjellë në versionin e të vërtetës!

Po kush është dallimi i pozicionit të Alibeaj sot dhe të atyre që ishin dje në PD dhe duan me çdo kusht të jenë edhe sot! Ata të djeshmit e kanë shumë të vështirë të mos jenë më protagonistë, sepse janë mësuar që të vendosin vetë në emër të PD e demokratëve, por në fakt pa i marr kurrë në konsideratë! Madje janë mësuar që të shkojnë të marrin dikë duke luajtur domino e ta bëjnë President! Ata, të djeshmit harrojnë faktorin kohë e këtë të fundit asnjë qenie njerëzore nuk e ka ndaluar e madje edhe vetë Zoti, që e ka nisur kohën si proces dhe do ta ndalojë vetëm kur të vijë momenti i fundit të botërave që sipas besimeve quhet Kiamet, Apokalips ose thjeshtë Fundi i kohës tonë e fillimi një kohë tjetër pa fund!

Alibeaj me qëndrimet e tij, jo vetëm nuk ka bërë asnjë tradhti, por nuk ka tradhtuar asnjë demokrat! Madje, në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit po mban qëndrime dinjitoze që më parë nuk janë mbajtur! Përtej, propagandës, Alibeaj nuk është ulur as me Ramën e as me Ruçin për të ndryshuar Kushtetutën e as nuk ka shkuar te darkoj tek Restorant Krokodili për të bërë marrëveshje në orët e vona mbi tavolinë!

Çfarë po kërkon Alibeaj? Ato që nuk i kanë kërkuar e nuk i kanë bërë ata të djeshmit! Ka kërkuar që procesi i zgjedhjes së Presidentit të jetë një proces serioz! Presidenti të jetë një figurë antikomuniste dhe po ashtu të drejtën për propozim ta ketë Opozita! Atëherë, nuk e kuptoj se kush është tradhtia e madhe që po ju bën Alibeaj demokratëve dhe shqiptarëve?! Ah po! Ka një të vërtetë të madhe, ata që janë ‘Non Grata’ e kanë vetë përjashtuar veten nga procesi i negocimit dhe propozimit të Presidentit të Republikës! Për Non Grata e tyre, demokratët nuk kanë asnjë faj apo përgjegjësi! Historia, është një proces që ndryshon rrethanat, por nuk e ndalon kohën! Me  gjithë krizën e brendshëm që ka PD sot dhe jo për faj të demokratëve, ajo po mban qëndrime dinjitoze në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 18/05/2022 07:46

    Po fashiste mund të jete presidenti sipas Alibeajt???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?