Sulmuesi i kombëtares Mirlind Daku është shndrruar sërish në protagonist kryesor me ekipin e tij në Rusi. 26-vjeçari realizoi golin e fitores në përmbysjen 1-2 që Rubin Kazani mori kundër Akron Toggliati në javën e 5 të kampionatit.
Daku përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të dërguar topin në rrjetë, si zhvillim i një goditje këndi në minutën e 90. Për Dakun ky ishte goli i katërt në kampionat dhe aktualisht renditet i dytë në listën e golashënuesve pas Glushenkov të Zenitit, i cili ka 7 rrjeta deri më tani.
Ne.k./ReportTv.al
Komento