Ikoniku 'San Siro'

Dakordësohen Milan dhe Inter, stadiumi i ri në zonën e 'San Siros'! Impianti ikonik i shpëton shembjes

22 Tetor, 14:19| Përditesimi: 22 Tetor, 14:25

  • Share

Milano, ITALI - Interi dhe Milani kanë propozuar ndërtimin e stadiumit të ri në zonën rreth 'San Siros'. Kështu doli nga një takim i mbajtur këtë mëngjes, ku një delegacion nga Interi dhe Milani, i përfaqësuar nga drejtuesit dhe pronarët e klubeve, Oaktree Capital dhe Redbird Capital Partners, së bashku me kryetarin e bashkisë së Milanos Giuseppe Sala dhe supervizoren Emanuela Carpani u pritën nga Ministri i Kulturës Alessandro Giuli. Në takim ishte edhe ministri i Sportit, Andrea Abodi.

Sipas asaj që duket të jetë një objekt i ri, përfshin edhe zhvillimin e zonave përreth, duke përfshirë rifunksionalizimin e stadiumit 'Meazza' sipas udhëzimeve të përbashkëta tashmë me mbikëqyrësen Carpani.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Bashkia e Milanos, duke shtuar se “ne ndërkohë jemi në pritje të vlerësimit nga Agjencia e të Ardhurave për të pasur kuadrin e nevojshëm për një vlerësim të përgjithshëm”.

Kujtojmë se të dyja klubet kishin zhvilluar projekte të ndryshme për dy stadiume të reja, gjë që nuk u miratua nga Bashkia e Milanos, që propozoi këtë zonë për një stadium të përbashkët ose rinovimin e "San Siros", i njohur për zikaltërit si "Giuseppe Meazza".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?