Çyrek, buka e ëmbël e pashkëve nga zonja Albana

21 Prill 2022, 12:18| Përditesimi: 21 Prill 2022, 12:20

  • Share

Çyrek, buka e ëmbël e pashkëve sipas Albanës

Përbërësit: 

650 gr miell

40 gr maja e freskët

200 ml ujë i vakët

200 gr sheqer

125 gr gjalpë

2 kokrra vezë

50 ml lëng portokalli

7 gr mahlep

2 gr kardamon

2 gr mastika

2 gr kripë

Përgatitja:

Në një tas shtojmë majanë e butë, sheqerin, pak miell dhe ujë të vakët. E përziejmë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe e lemë 20 minuta të pushojë.

Në një tas vendosim gjalpin e tretur (jo të gjithë masën), sheqerin dhe vezët. I trazojmë derisa sheqeri të tretet, më pas shtojmë lëngun dhe pak lëkurë portokalli. Tek mielli kemi hedhur kripën, mahlepin, kardamonin dhe mastikën. E shtojmë miellin tek vezët e rrahura me sheqerin, shtojmë dhe majanë e aktivizura dhe e punojmë mirë brumin e bukës të cilin më pas e lemë të pushojë mbuluar me pecetë në një vend të ngrohtë për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta derisa masa të dyfishohet.

Lyejmë duart me pak gjalpë dhe ndajmë brumin në tre pjesë. Secilën pjesë e punojmë dhe e lemë të qëndrojë për 5 minuta. Më pas secilës ndarje i japim një formë shufre dhe thurim një gërshet. E vendosim bukën gërshet në një tepsi ku kemi vendosur një letër pjekje. E lemë përsëri të pushojë. Rrahim një vezë me pak ujë dhe lyejmë me furçë sipërfaqen e bukës.  E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?