'Çuçuli më telefonoi dhe më tha jo Tiranën', Hasani prezantohet te Partizani: U binda për 10 minuta

26 Janar 2021, 13:55| Përditesimi: 26 Janar 2021, 17:21

  • Share

Ferhan Hasani është prezantuar zyrtarisht sot si futbollist i ri i Partizanit. 30-vjeçari i cili ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur me ekipe si Wolsburg, Brondby dhe Helsinki, thotë se i është dashur shumë pak për t’u bindur që të firmosë me ‘demat’.

Ferhan Hasani, futbollist i Partizanit: “Ka qenë një bisedë 10 minutëshe që ka mjaftuar për të arritur marrëveshjen. E para që ka ndikuar është miqësia që kam patur me Olsi Ramën. E kam deklaruar më herët që një ditë dua të luaj në Shqipëri dhe jam i lumtur që sot gjendem këtu. E kam patur me dëshirë te Partizani.”

Për ‘bubën’ më herët ka patur tentativa nga Tirana, e cila ka qenë afër firmës me futbollistin. Vetë Hasani, i cili është pjesë e kombëtares së Maqedonisë, thotë se ka qenë ish-futbollisti i Partizanit Ardian Cuculi, ai i cili ka nxituar për të telefonuar dh eta bindë që mos të zgjidhte bardheblute.

Ferhan Hasani, futbollist i Partizanit: “Të them të drejtën kur pati lajme se do të shkoja te Tirana Cuculi më ka marë në telefon dhe më ka thënë po bën zgjedhjen e gabuar kështu që shko te Partizani, jo te Tirana.”

Olsi Rama, drejtori i Partizanit: “Padiskutim që ne nuk ia kemi marrë Tiranës Ferhan Hasanin. Ai ka ardhur te Partizani. Në momentin që Tirana mund të ishte duke diskutuar me lojtarin në fjalë ne nuk kemi ndërhyrë aspak. Në asnjë moment nuk kemi bërë asnjë tentativë. Ka qenë zgjedhja e tij që të vij te Partizani.”

Më tej drejtori i Partizanit thotë se ky ishte viti i duhur për të sjellë në skuadër Hasanin.

Olsi Rama, drejtori i Partizanit: “Unë mendoj që ky vit mund të jetë i duhur për të sjellë një element të tillë në ekip që të përfocojë nga ana cilësore skuadrën e Partizanit.”

Problemi i sulmuesit shqiptar nga Maqedonia është se ai nuk luan prej kohësh. Për këtë edhe vetë futbollisti është pak skeptic, por thotë se do të bëjë të pamundurën për t’u kthyer në formë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?