Dean Liço me fanellën bardhekuqe

CSKA e Sofies ofertë për kapitenin e Skënderbeut

10 Maj, 14:57
  • Share

CSKA e Sofies, skuadër e kryeqytetit të Bullgarisë ka bërë një ofertë për kapitenin e Skënderbeut, Dean Liço. I formuar te moshat e Leganes, Sporting dhe Lazios, 24-vjeçari ka fituar një pjekuri të madhe këtë sezon në fushë dhe me fanellën e skuadrës së vendlindjes ka luajtur deri në këtë pikë të sezonit 34 ndeshje, duke qenë në tetë raste protagonist, katër herë me gol dhe katër herë me pasime finale.

2932 minutat e këtiij sezoni kanë bërë që për pinjollin e familjes Liço të ketë interes nga CSKA e Sofies. Bullgarët kanë "trokitur" te Skënderbeu dhe kanë kërkuar fillimisht informacion, teksa Panorama Sport bën me dije edhe për një ofertë të parë, shifër e cila nuk bëhet me dije.

Bardhekuqtë këtë sezon janë pranë zonës "Final 4" dhe dy muaj më parë shitën sulmuesin Franklin për 600 mijë euro te Astana, shumë kjo që duket e duhura edhe për të lënë të lirë kapitenin Liço.

CSKA e Sofies është një ndër klubet kryesore në Bullgari, teksa këtë sezon ndodhen në vendin e dytë pas Ludogorets.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?