Covid-19/ Trump hedh poshtë planin për vaksinimin e hershëm të administratës në Shtëpinë e Bardhë

14 Dhjetor 2020, 09:37| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 09:42

  • Share

Pavarësisht deklaratave të ditëve të fundit që administrata e Shtëpisë së Bardhë do të jetë ndër të parat që do të marrë vaksinën kundër COVID-19  të Pfizer / BioNTech, një gjë e tillë është kundërshtuar nga presidenti Trump.

Trump sugjeroi që zyrtarët e lartë do të duhet të presin më gjatë.

"Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç në rastet e nevojshme. Unë kam kërkuar që të bëhet  një rishikimin”, tha Trump në një postim në Twitter.

SHBA ka aprovuar vaksinën për përdorim emergjent dhe do të fillojë vaksinimin ditën e sotme.

Tre milion dozat e para të vaksinës po shpërndahen në dhjetëra vende në të 50 shtetet e SHBA.

Miratimi i vaksinës është parë  si një pikë kthese në luftën ndaj pandemisë, e cila u ka marrë jetën pothuajse 300,000 njerëzve në SHBA.

Dozat e së njëjtës vaksinë tashmë janë shpërndarë në  Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë marrë miratimin në Kanada, Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?