Spitali infektiv

COVID-19/ Asnjë viktimë dhe 16 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

18 Prill 2022, 18:38| Përditesimi: 18 Prill 2022, 18:40

  • Share

Situata me pandeminë e COVID në vend vijon të jetë e qëndrueshme, teksa në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 16 raste të reja infeksioni, 9 në Tiranë, dhe nga 1 në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Gramsh.

Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,658 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (18 Prill 2022)

Raste të reja ditore          16

Të shëruar në 24 orë       32

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 772

 

Testime totale               1,793,981

Raste pozitive                  274,520

Raste të shëruara            270,658

Raste Aktive                         366

Humbje jete                        3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           207

Vlorë               42

Fier                  25

Berat               21

Shkodër          17

Gjirokastër     17

Elbasan          15

Korçë              14

Durrës              6

Kukës               2

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?