36 raste pozitive me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, asnjë humbje jete

21 Maj 2022, 16:37| Përditesimi: 21 Maj 2022, 16:52

  • Share

36 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 973 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 20 në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Maj 2022)

  • Raste të reja ditore          36
  • Të shëruar në 24 orë       25
  • Të shtruar në spitale         4
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 973
  • Testime totale               1,822,442
  • Raste pozitive                  275,838
  • Raste të shëruara             272,091
  • Raste Aktive                         250
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            150
  • Fier                  27
  • Korçë               17
  • Vlorë               13
  • Gjirokastër      12
  • Shkodër           12
  • Elbasan            6
  • Lezhë              6
  • Berat                3
  • Durrës             2
  • Dibër                2

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?