Regjistrohen 28 qytetarë të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë

20 Maj 2022, 17:50| Përditesimi: 20 Maj 2022, 18:05

  • Share

28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 703 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë. 

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Maj 2022)

  • Raste të reja ditore          28
  • Të shëruar në 24 orë       66
  • Të shtruar në spitale         4
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 703
  • Testime totale               1,821,469
  • Raste pozitive                  275,802
  • Raste të shëruara             272,066
  • Raste Aktive                         239
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            141
  • Fier                  26
  • Korçë               16
  • Vlorë               14
  • Gjirokastër      12
  • Shkodër           12
  • Elbasan            6
  • Lezhë              5
  • Berat                3
  • Durrës             2
  • Dibër                2

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?