Foto ilustruese

Ekonomi

COVID 'kyçi' 1526 biznese, INSTAT: Mbyllja ka sjellë rritje edhe të numrit të të papunëve! Goditjen më të madhe turizmi dhe tregtia

10 Nëntor 2021, 15:20| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 15:22

  • Share

Kriza që shkaktoi pandemia COVID-19, në vitin e kaluar ka mbyllur 1526 biznese. Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara këtë të mërkurë thuhet se numri i ndërmarrjeve është ulur me 1.5% krahasuar me vitin 2019. Mbyllja e aktivitetit ekonomik ka sjellë edhe rritje edhe të numrit të të papunëve.

“Në vitin 2020, ushtruan aktivitetin e tyre 102.564 ndërmarrje aktive, duke u ulur me 1,5 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u ul me 5,2 %”, thuhet në raport.

Si pasojë e mbylljes së subjekteve dhe krizës së pandemisë ka pasur edhe rënie të xhiros vjetore për bizneset.

“Gjatë vitit të kaluar, ndërmarrjet në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.147 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rënie me 5,1 %, krahasuar me vitin 2019”, thuhet në raport.

Ndërkohë ashtu siç edhe pritej goditjen më të madhe nga pandemia e kanë marrë sektorët e turizmit dhe tregtisë. Në vitin e kaluar janë mbyllur në sektorin e akomodimit dhe të restoranteve 534 ndërmarrje.

NUMRI I NDËRMARRJEVE

Viti 2019              104,090 ndërmarrje

Viti 2020              102,564 ndërmarrje

Diferenca                -1,526 ndërmarrje

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?