Foto ilustruese

COVID-19, 44 raste pozitive dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë

18 Maj 2022, 17:58| Përditesimi: 18 Maj 2022, 18:09

  • Share

44 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 nga 904 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 19 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Delvinë, Sarandë, nga 1 qytetar në Durrës, Krujë, Patos, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Skrapar, Elbasan.

Janë 260 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Maj 2022)

  • Raste të reja ditore          44
  • Të shëruar në 24 orë       13
  • Të shtruar në spitale         8
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 904
  • Testime totale               1,819,846
  • Raste pozitive                  275,732
  • Raste të shëruara             271,975
  • Raste Aktive                         260
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            148
  • Fier                  33
  • Korçë               15
  • Vlorë               14
  • Shkodër           12
  • Gjirokastër      10
  • Elbasan            8
  • Lezhë              7
  • Berat                4
  • Durrës             4
  • Kukës              3
  • Dibër                2

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?