Sport

Conte trajner i ri i Tottenham, në Londër italiani do përfitojë pagë të 'çmendur' sezonale

2 Nëntor 2021, 13:50| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 13:54

  • Share

Antonio Conte është emëruar trajneri i ri skuadrës së Tottenham, që pak ditë më parë shkarkoi për rezultate të dobta Espirito Santo. Italiani, i cili më herët ka qenë pjesë e Juventusit dhe së fundmi i Interit, ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2023 ku do të përfitojë 18 milionë euro në sezon.

Për Conte-n ky është një rikthim në Premier League pasi më herët është shpallur kampion me Chelsea-n. Italiani është shprehur ekstreisht i lumtur për rikthimin në punë, aq më shumë te një klub si Tottenham me një stadium të mrekullueshëm.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?