Foto ilustruese

Çmontohet banda shqiptare në Spanjë, arrestohen 3 persona! Kapen mbi 500 kg drogë dhe 700 mijë euro cash

11 Qershor, 21:47| Përditesimi: 11 Qershor, 21:51

  • Share

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle si të akuzuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrolleve në vendqëndrimet e kësaj bande kriminale autoritetet spanjolle kanë gjetur dhe sekuestruar 518 kilogramë marijuanë dhe afron 700 mijë euro.

Sipas mediave të huaja, tre shqiptarët e shisnin marijuanën drejt vendeve europiane.

Ata jetonin në dy banesa të ndryshme – njëra përdorej nga kryetari i bandës dhe tjetra nga dy të tjerët – dhe policia gjeti e sekuestroi po ashtu në to 36 gramë kokainë, 148 gramë hashash, tre automjete, 15 celularë dhe armë zjarri me rreth 40 gëzhoja të dy kalibrave të ndryshëm.

Tre shqiptarët u arrestuan dhe veprimtaria e tyre ilegale u godit në kuadër të operacionit “Celavi”

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?