Foto ilustruese

Ekonomi

Çmimet në vend vijojnë të rriten, shkon në 8% inflacioni për muajin gusht

8 Shtator 2022, 14:05
  • Share

Çmimet në Shqipëri prej kohësh pësojnë rritje të konsiderueshme nga muaji në muaj, me muajin gusht që shënoi plot 8% rritje.

Inflacioni në muajin gusht në Shqipëri ishte 8% sipas INSTAT, një rritje e lartë kjo nga 2,4 % që ishte të njëjtin muaj një vit më parë.

Sipas INSTAT, çmimet gjatë gushtit u rritën me 8 për qind, ku goditjen më të madhe e patën sektorë si “transporti” me 19.3 për qind dhe ushqimet me më shumë se 14 për qind.

Ndër ushqimet, më shumë u shtrenjtuan produktet bazike të të ushqyerit në një familje mesatare të vendit siç janë vaji, qumështi, vezët, sheqernat, mishi, etj.

Ndërsa, në raport me një muaj më parë, ndryshimi mujor i inflacionit krahasuar me Korrik 2022 është 0,8 %.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?