Momenti i përplasjes mes Verstappen dhe Norris

Çmenduri në Formula 1, Verstappen dhe Norris nxjerrin jashtë njëri-tjetrin! Triumfon Russell, Ferrari në podium

30 Qershor, 16:41| Përditesimi: 30 Qershor, 17:59

  • Share

AUSTRI - Çmimi i Madh i Austrisë në cirkuitin e "Red Bull Ring" u fitua nga George Russell i Mercedes. Dramatik fundi në pistë, me Max Verstappen dhe Lando Norris që u përplasën mes tyre shtatë xhirro nga fundi për kryesimin e garës.

Një gjë e tillë i hapi rrugën Russell që të merrte kryesimin dhe pikët e plota në një garë që ishte dominuar nga Verstappen në provat e lira dhe Sprint. Në podium Oscar Piastri me McLaren dhe Carlos Sainz me Ferrari.

Momenti deçiziv mes Verstappen dhe Norris

Në një kthesë dy makinat u përplasën, duke dëmtuar gomat dhe duke u detyruar të kthehen në garazh për t’i ndërruar. Norris nuk kthehet më në pistë, ndësa Verstappen e mbyll garën në vendin e pestë. Para tyre u rendit Leëis Hamilton me Mercedes (i katërti), ndërsa Charles Leclerc (Ferrari) u klasifikua në vendin e 11-të.

Renditja në Austri

Renditja e përgjithshme për pilotë pas Çmimit të Madh të Austrisë:

 

Ora 17:57
Lando Norris: Verstappen i pamatur, i dëshpëruar dhe agresiv


Lando Norris ka akuzuar Max Verstappen si "të pamatur, të dëshpëruar dhe agresiv" pas përplasjes së tyre gjatë Çmimit të Madh të Austrisë, zhvilluar këtë të diel.

Pilotët e McLaren dhe Red Bull u përfshinë në një duel të nxehtë shtatë xhiro nga fundi, ku Verstappen pa epërsinë prej shtatë sekondash. Në fund Norris nuk u kthye më në pistë edhe pse ishte kandidat për vendin e parë, ndërsa pas përplasjes Verstappen e mbylli garën në vendin e pestë.

“Ka rregulla për atë që nuk të lejohet të bësh dhe çfarë të lejohet të bësh dhe ai (Verstappen) po bënte gjëra që ju nuk lejoheni dhe nuk u ndëshkua. Unë pres një betejë të ashpër kundër Max, pres agresion dhe shtyrje të kufijve dhe gjëra të tilla, por tre herë ai po bën gjëra që lehtë mund të shkaktojnë një incident. Në një farë mënyre, është pak e pamatur, e dini, duket paksa e dëshpëruar nga ana e tij. Nuk ka nevojë të jetë", tha britaniku i McLaren, Norris.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?