Mohamed Salah

City mposhtet nga Bournemouth dhe humb kryesimin, Liverpool kalon në krye pas fitores me kthesë ndaj Brighton

2 Nëntor, 18:02| Përditesimi: 2 Nëntor, 18:06

  • Share

PREMIER LEAGUE - Janë luajtur disa takime të vlefshme për javën e 10-të të Premier League pasditen e sotme.

Bie në sy humbja e kampionëve të Manchester City në fushën e Bournemouth me rezultatin 2-1. Vendasit shënuan dy herë me Semenyo në minutën e 9 dhe Evanilson në të 64-ën, përpara se Gvardiol të shkurtonte shifrat në minutat e fundit të lojës.

Ndërkohë Liverpool arriti të përfitojë nga humbja e rivalëve të tyre, duke mposhtur me përmbysje Brighton në Anfield.

Kadioglu shënoi për miqtë në të 14-ën dhe në pjesën e dytë të lojës, dy gola të shpejtë nga Gakpo në të 69-ën dhe Salah 3 minuta më vonë i dhanë 3 pikët The Reds, që e shohin veten në vend të parë me 25 pikë, 2 më shumë se Manchester City.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?