Pika e zezë

Pishinat e Irfanit, Çim Peka ka një mesazh të rëndësishëm për Sali Berishën dhe Ilir Metën! 

6 Shtator 2022, 13:24| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 17:21

  • Share

Operacioni i ndërmarrë nga IKTM kundër Hotel Prestige në Golem për prishjen e dy pishinave të konsideruara abuzive, po terrorizon Çim Pekën. Jo se ka aksione në Hotel Prestige, apo e konsideron abuzim, por sepse beteja e nisur nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta në mbrojtje të botuesit Irfan Hysenbelliu pronar i Prestige dhe i cilësuar sot si viktimë e një hakmarrjeje politike të Edi Ramës, rrezikon të errësojë rolin si e vetmja media opozitare që Çim Peka e trumbeton me krenari. Për Çim Pekën opozitarizmi nuk është një çështje ideologjike (që do të thotë sa më shumë jemi, aq më mirë është), por vetëm një përllogaritje interesi: Nëse Irfani bëhet në sytë e opozitës më i rëndësishëm se Çimi, edhe shpërblimi një ditë do të jetë më i madh.  

Artur Zheji, i impenjuar bashkë me disa kolegë të tjerë në një maratonë non-stop dedikuar vdekjes së dy pishinave, e përkufizoi NEWS24 si “e vetmja media opozitare” dhe kjo për Çim Pekën ishte pika që dedhi gjithë gotën e ujit. Menjëherë kërkoi të intervistohej nga televizioni i tij për t’i lëshuar një mesazh Sali Berishës dhe Ilir Metës: “ Opozita nuk bëhet "part time" paralajmëroi. Dmth jam unë Çim Peka që punoj full time për ju që edhe më paguani dhe si mund ti jepni tani kaq shumë rëndësi Irfanit vetëm për dy pishina të prishura? 

Tashmë Çim Pekës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë tek hapja e dosjes së pastrimit të parave që i takon atij dhe televizionit që drejton e që prej më shumë se një vit ndonjë prokuror mik e mban të mbyllur në sirtar. Nëse hapet, do të shndërrohej dhe ai në një viktimë të regjimit dhe Sali Berisha e Ilir Meta më në fund mund ta ngrenë edhe atë në rolin që meriton: Hero (dhe martir) të opozitës. 

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 08/09/2022 13:53

    Keshtjella e fan fanit qe ishte bllokuar me mur guri deri ne det pishinat qe kishin zaptuar reren e detit duke zaptuar hapsirat publike kishin bllokuar levizjen e njerezve. Qen peka nuk merr parasysh qe jane ngritur pa leje dhe cdo objekt pa leje duhet prishur.

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/09/2022 07:47

    Çfar tmerri Qen Peka gazetar . Çfar spo i shohin syt kti populli të shum vuajtur dhe wc si Qen Peka me shok që për lek vrasin dhe nënen e vet. Qen Peka një injorant i vërtet drejton televizjonin familjar të familjes bastarde Berbajga familje hajdute e kriminele. Tmer, tmer çfar bëhet.

    Përgjigju
  • Miri: 06/09/2022 14:58

    Pishinat e Irfanit jane prishur nga KM me kerkese te Lul Bashes. Irfani ka dekonspiruar takime qe Luli dikur bente me Ballen dhe Veliaj ne ambjentet e tij dhe ne shenjr hakmarrje i ka kerkuar KM qe tja prishte. Kuptohet Luli me te vetet i siguron KM vota deputetesh sa here qe ai te kete nevoje.

    Përgjigju
    • Coni: 06/09/2022 16:54

      Bravo Mir Manalli .e ke jap tamam .

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?