Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“Dekalogu i një lagjeje tiranase” është leximi që do të bëhet te Botimet Berk mbrëmjen e 30 nëntorit në orën 19:00, duke sjellë një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës.
2. “A for Arecibo: Signals Across the Iron Curtain” titullohet ekspozita që çelet mbrëmjen e kësaj të premteje në orën 19:00 në Destil Creative Hub në Tiranë.
3. “Unë mund të fle kudo” nga Lib Shkupolli është ekspozita që çelet mbrëmjen e kësaj të premteje te Space 05 te Piramida e Tiranës, si pjesë e ekspozitave BOX.
4. “Ekolokimi”, “EUnderground Mix”, “DigiVerse”, “The Sea from the Lady”, “Old Legends, New Mythologies” janë punët artistike që do të prezantohen për publikun nga kjo e premte deri tw dielwn në Vilën e Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë nga ora 11:00-20:00. Këto punë janë video, dokumentarë eksperimental dhe një ekspozitë të realizuara nga disa autorë.
5. Diskutimi për librin “Vegjetariania” e nobelistes Han Kang është takimi i organizuar më 30 nëntor në orën 15:00 në Qendrën për Art dhe Aktivizëm në Shkodër. Takimi vjen i organizuar nga klubi i librit “Arratisje”.
6. “Menaxheria e Qelqtë” e autorit Tennessee Williams është shfaqja teatrore që do të vijë për publikun gjirokastrit më 29 dhe 30 nëntor në orën 18:00 në teatrin “Zihni Sako”.
7. Një ekspozitë personale e artistes nga Kosova Merita Maloku çelet më 30 nëntor në orën 19:00 në galerinë ODA në Shkodër.