'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

14 Tetor, 14:05| Përditesimi: 14 Tetor, 14:32

  • Share

“Comizi d’amore” i Pier Paolo Pasolinit është filmi që shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 18:00 në kinema “Agimi”. Filmi, pjesë e Queer Film Marathon Tirana është një film investigativ, i ndërtuar nga skena dhe intervista të xhiruara në të gjithë Italinë, ku merren në pyetje qindra njerëz për tema të konsideruara tabu, si kuptimi i seksit, problemi i skandalit, marrëdhënia mes seksit dhe shoqërisë, martesa, nderi seksual, divorci, prostitucioni etj.

Nëse ju pëlqen kultura japoneze dhe dëshironi ta eksploroni atë, një mundësi të tillë ofrohet përmes Festivalit të filmit japonez, që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës Japoneze. Në orën 19:00 të kësaj të hëne në kinema Maks Velo në Tiranë mund të ndiqni dy filma të animuar japonezë, respektivisht “The Wonderland” dhe “The Place Promised in Our Early Days”.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore mbrëmjen e kësaj të marte do të ndalet në Vlorë. Në orën 20:00, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Vlorës, trupa e artistike e Ansamblit do të performojë në teatrin “Petro Marko”, me një program të larmishëm, ku në fokus janë vallet dhe këngët me tematikë çlirimin e vendit.

“Viti Zero” titullohet ekspozita e artistit Gazmend Leka, e çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 29 tetor është konceptuar si një mozaik tragjedish të jetuara në dekadat e fundit dhe përbëhet nga 31 piktura, tablo të mëdha në vaj dhe  30 vizatime në përmasa të vogla.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?