Foto ilustruese

Champions League/ Hidhet shorti i raundit të parë, Egnatia përballet me 'Luftëtarët' e Bosnjës! Ballkani kundër ekipit nga Andorra

18 Qershor, 15:46| Përditesimi: 18 Qershor, 15:49

  • Share

NYON - Në Zvicër është hedhur shorti i raundit të parë të Champions League, me Egnatian, Ballkanin, Strugën dhe Deçiç që kanë mësuar rivalët. Të katër skuadrat kampione shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë "peshkuar" rivalë të kalueshëm.

Egnatia do të përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri.

Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.

Kujtojmë se ndeshjet e para të turit të parë të Chaampions do të luhen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave. Saktësisht me 16 dhe 17 korrik 2024.

Çiftet te turit të parë:

ŠK Slovan Bratislava (SVK) – Struga

The Neë Saints FC (ËAL)– Deçiç

FK Borac Banja Luka (BIH)– Egnatia

Hamrun Spartans FC (MLT) – Lincoln Red Imps FC (GIB)

Ballkani – UE Santa Coloma (AND)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?