Nuri Sahin

Frikë nga spiunët, trajneri i Dortmund anulon stërvitjen në ‘Bernabeu’! Sahin: Nëse fitoj sa gjysma e Ancelottit, mund të vdes i lumtur

22 Tetor, 11:41| Përditesimi: 22 Tetor, 11:47

  • Share


Këtë të martë në orën 21:00 do të luhet sfida Real Madrid - Borussia Dortmund, e vlefshme për raundin e tretë në Champions League. Përballë vihen dy finalistët e edicionit të kaluar, që u fitua nga madrilenët. Te gjermanët duan një lloj hakmarrje dhe për këtë arsye fokusi te kjo përballje ka qenë maksimal.

Trajneri Nuri Sahin i Dortmund, ka vendosur ta zhvillojë stërvitjen e fundit në tokën gjermane, për shkak se i frikësohet spiunëve në “Bernabeu”. Këtë e raporton “Bild”, e cila thekson se Sahin nuk dëshiron të rrezikojë ndonjë rrjedhje të planeve të tij te kundërshtari në prag të ndeshjes së madhe.

Trajneri i Borussia Dortmundit foli për ndeshjen e madhe me Real Madridin në një konferencë.

Për Ancelottin: "Ai është një fitues, është ndoshta trajneri që di të krijojë marrëdhëniet më të mira me lojtarët e tij, askush nuk është si ai në këtë aspekt. Nëse fitoj gjysmën e asaj që ai fitoi, do të mund të vdes shumë i lumtur”.

Si të ndalojmë Mbappè dhe Vinicius: "Ne do të luajmë si ekip, jo vetëm për të ndaluar këta dy lojtarë, por për t'u përballur me të gjithë. Ne duhet të veprojmë si ekip”.

Për talentin turk, Arda Guler: "Mendimi im për të është shumë i mirë, shpresoj të fitojë shumë tituj me Real Madridin dhe Turqinë. Ai po bën mirë dhe po shënon gola vendimtarë. Për mua ai është si një vëlla më i vogël. Shpresoj shumë që e ardhmja e tij të jetë e ndritshme”.


Lajmi kryesor:

Rikthehet sot melodia e Champions League, Milani detyrim fitoren! Real Madrid përsërit finalen, Juvja në shtëpi! Nëntë përballjet


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?