Çelet java kulturore greke me koreografin Yannis Adoniou! Performanca moderne bazuar mbi mitin e Letos te Amfiteatri

23 Maj, 16:38| Përditesimi: 23 Maj, 16:52

  • Share

Java Kulturore Greke nisi mbrëmjen e së mërkurës me një performancë artistike kontemporane të koreografit të njohur Yannis Adoniou së bashku me produksionin KUNST STOFF.

Energjia, klasi dhe eleganca e shfaqjes bazuar mbi mitin e Letos, gruaja e Zeusit dhe nëna e Apollonit e Artemisës, simboli i urtësisë e modestisë mbërtheu publikun që kishte mbushur Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës.

Java Kulturore Greke premton shumë aktivitete të tjera kulturore. Nga data 25 deri më 29 maj tek Piramida e Tiranës do të jetë e hapur ekspozita “Shtatë Ngjyra”, krijuar nga shtatë piktorë shqiptarë me origjinë greke. Me 26 maj do të organizohet tek Parku Helen në Liqenin e Farkës, gara sportive Tiranathlon, ndërsa Me 25 dhe 26 maj aktivitetet do të jenë të shtrira dhe në Korçë e Gjirokastër.

Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë nisur me datë 1 maj dhe do të zgjasin deri në nëntor. Pjesë e tyre janë 20 shtete të ndryshme, që do të sjellin në Shqipëri qindra aktivitete.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?