Çelet ekspozita ‘Jetë paralele’ në Galerinë e Arteve në Fier! 12 artistë, 40 punime në pikturë, skulpturë dhe vizatim

8 Maj 2022, 22:26| Përditesimi: 8 Maj 2022, 22:35

  • Share

Mbi 40 punime të përzgjedhura në pikturë, skulpturë dhe vizatim janë sjellë këtë herë në ekspozitën “Jetë parale”, në Galerinë e Arteve, “Janaq Kilica” në Fier.

Me pjesëmarrjen e12 artistëve të gjinive të ndryshme mes tyre pedagogë të Universitetit të Arteve si Gazmend Leka, Najada Hamza, Ardian Kapo dhe Artan Peqini, ekspozita sjell një aventurë të vyer të artit bashkëkohor ku bashkohen nostalgjia dhe kurioziteti hulumtues ndër vite i krijuesve.

'Me këto punime ne kemi ardhur me sensibilitet tona secili ka zgjedhur a të pjesë të veten. Nuk janë punë të reja, janë punë të cilat janë bërë ndër vite që tregojnë një lloj udhëtimi të jetës së secilit prej nesh'- tha piktori Gazmend Leka.

Për drejtoreshën e Galerisë së Arteve në Fier, aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike të qytetit.

'Këtu janë punët e disa prej artistëve më të rëndësishëm të artit shqiptar. Besoj që aktivitet të tilla do të shërbejnë në gjallërimin e jetës artistike të qytetit tonë po aq edhe për rritjen e debatit estetik'- u shpreh drejtoresha e Galerisë së Arteve Elenica Paloli.

Një udhëtim në kohë i artit pamor vizual, piktura portretesh dhe skulptura do të jenë  pjesë e ekspozitës “Jetë paralele” në galerinë e Arteve në Fier e cila do të qëndrojë e hapur deri në datë 8 maj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?