Editorial
Editorial

Carlo Bollino: Roli i policisë në mbrojtje të PD dhe foto e dhëndrit mbi makinë, simbol i politikës tepiste të Berishës 

19 Dhjetor 2021, 16:56| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 17:46

  • Share

Askush nuk ka kurajon ta thotë, edhe pse është shkruar në ligj: policia e Shtetit e ka për detyrë kushtetuese të garantojë rendin publik, dhe sulmi në një seli partie, ashtu si ndaj çdo institucioni tjetër apo prone publike, apo private, policia e ka për detyrë ta ndalojë, duke marrë masa parandalimi në rast informacioni nga shërbimet inteligjente, ose duke e bllokuar sa më shpejt nëse sulmi bëhet befasisht. Edhe në Shqipëri pra, ashtu si në gjithë botën perëndimore, i takon policisë së Shtetit të mbrojë selinë e PD-së dhe cilindo ndodhet brenda saj në rast se një turmë militantësh apo kundërshtarësh vendos ta sulmojë. Ky detyrim duhet të përfshijë policinë edhe në rastin e një hoteli, apo të një shtëpie private, pasi policia është ajo që duhet të garantojë rendin publik, jo qytetarët e thjeshtë të cilët përfundojnë në burg nëse e prishin.  

E gjitha kjo, dukshëm, bie në kundërshtim me dëshirat, apo projektet e Sali Berishës, i cili imagjinon se PD-ja është një botë më vete ku vlen ligji i xhunglës dhe nëse ai dhe vala e militantëve vendos të futet, të rrëzojë dyert dhe ta pushtojë me forcë atë seli politike, duhet të jetë i lirë ta bëjë pa pengesë. Ka të ngjarë se ishte kjo që donte të bënte mbrëmë, pasi shpalli rezultatet e “referendumit” privat kundër Lulzim Bashës dhe në të vërtetë u detyrua të ndalet vetëm te shkallët e partisë pa patur kurajon të kapërcejë pragun e hyrjes. Ja përse që mbrëmë ai dhe mediat e tij, denoncojnë me tërbim se policia e Shtetit ishte rreshtuar rreth PD-së dhe se ishte gati të ndërhynte (në rast sulmi), duke konsideruar atë prani (që në fakt u ''vërtetua'' vetëm me një fotomontazh fallso) si një skandal duke shtyrë edhe Edi Ramën ta përgënjeshtrojë.  

Mbi praninë e policisë vlen të qartësohet një pikë. Duke qenë se bëhet fjalë për një parti politike, do të ishte e papërshtatshme të rreshtoheshin rreth apo afër selisë në formë demonstrative dhjetëra policë me uniforma apo me makina të blinduara, përveç rastit kur është vetë partia që e ka kërkuar. Nderkohë një prani e padukshme si personel civil dhe mjete pa logo që vëzhgojnë, është një praktikë absolutisht ligjore dhe e praktikuar në gjithë botën demokratike. Kur në Itali pak javë më parë protestuesit sulmuan selinë e sindikatave CGIL, nën akuzë përfundoi pikërisht policia që nuk kishte vendosur forca të mjaftueshme për ta mbrojtur.  

Se çfarë synon Sali Berisha të bëjë me pronat e PD-së u pa mbrëmë simbolikisht kur dhëndrri i tij, i kthyer posaçërisht nga jashtë shtetit ku tashmë jeton gjatë kohës më të madhe, vendosi të dëmtojë makinën që PD i ka vënë në dispozicion Lulzim Bashës duke kërcyer në këmbë mbi kofanon dhe me dy gishtat lart, si një shpellar që sapo ka vrarë një derr të egër dhe kërkon të bëjë një foto kujtim duke mbajtur nën këmbë trofeun e tij të vockël. Në atë foto është e gjithë pamja e kulturës tepiste që Berisha ka përdorur përherë si metodë politike dhe i kulturës së bastisjes që ky komunist i vjetër ua mëson tashmë të vetëve edhe në familje, pasi ka uzurpuar për 30 vite fjalën “demokraci”. 

Selia e Partisë Demokratike nuk është as e Lulzim Bashës, as e Sali Berishës, ashtu si Policia e Shtetit nuk është as e Edi Ramës dhe as e Bledi Çuçit. Të dyja janë institucione që i përkasin Shtetit, pra të gjithë shqiptarëve. Prandaj policia e ka për detyrë të mbrojë selinë e PD-së ashtu si çdo pronë tjetër publike apo private, kur kërcënohet.  

Por mbrapa denoncimit të Sali Berishës dhe analistëve të tij për këtë prezencë (të supozuar) të policisë, fshihet si zakonisht pjesa groteske. Ishte Sali Berisha që bërtiste për të drejtën e Gardës së Republikës që të qëllonte e madje të vriste 4 protestuesit e opozitës dhe të plagoste dhjetëra të tjerë, vetëm se guxuan të protestonin përballë zyrës së tij. Kjo është megallomania e sëmurë e Berishës, që konsideron vetveten dhe gjërat e tij si të vetmet që meritojnë të mbrohen, edhe me kusht që të vrasë. Ndërsa i njeh të drejtën vetes të bëjë çdo lloj abuzimi kundër kujtdo që kundërshton urinë e tij të pangijshme për hakmarrje dhe për pushtet. Prej dekadash me gjuhën agresive dhe kërcënimet e përdorura edhe dje, Berisha i siguron vetes dhe të gjithë berishianëve imunitetin total për çdo formë krimi, nga vrasjet te korrupsioni, nga shantazhet, te vjedhjet elektorale. Tani pretendon liri edhe për të shkatërruar partinë e ''tij''.  

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halimi: 20/12/2021 02:10

    Pergezime dhe falenderime Z. Bolino per kete shkrim platforme qartesimi dhe orientimi per organet ligjzbatuese te sigurise te rendit publik. I pari qe ka nevoje t'a lexoje dhe zbatoje eshte Edi Rama i cili reagoi ne menyre te papergjegjshme ndaj detyres se tij me deklarimet e djeshme se "nuk perzihet ne punet e PD"!!! Halimi

    Përgjigju
  • Sifi: 19/12/2021 19:42

    30 vjet ka gjet shesh dhe ja bere pershesh . Te gjitha organet ligj zbatuese ishin njerez te tuje per te garantuar pushtet pa vote reale dhe per tu mbrojtur nga abuzimet.Cdo popull neriton ste qe kerkon

    Përgjigju
  • gjergji: 19/12/2021 19:12

    Bravo.Koment korrekt i gjuhes agresive,kercenuese,manipuluese e mashtruese e S.Berishes.Bisha e plagosur behet edhe me agresive kur shikon fundin e vet

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 19/12/2021 19:08

    Jam plotesisht dakord me analizen dhe konkluzionet e z.Carlo.Kam mendimin se loja e Berishes eshte e rezikeshme dhe do vazhdoje ,deri te shpallet.Pse?Per te bere te tjeret ,perfshi dhe policine,te besojne se "deri te shkalle do te shkojme"por nje dite ,apo mbremje te bukur do te shperthejne dyert.Sa do te rezistojne?Derisa ligjerisht te nderhyet.Por normalisht ceshtjen duhet ta zgjidh gjukata -ose duke e shpallur sic eshte ne fakt ,levizje e paligjeshme-ose ti njihen e drejta te formoje nje parti ,por jo me logot e PD.Kjo duhet te behet shpejt.Por si fillim nje deklarim per te pritur gjykimin dhe vendimin.Deri tani levizja eshte teresisht provokative.

    Përgjigju
  • mali: 19/12/2021 17:15

    analize korrekte. besoj se keto do jene perpelitjet e fundit te kesaj kerme politike. po luan ne boshllek si nje donkishot e vertete. Bravo Bolino.Mali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?