Editorial
Editorial

Carlo Bollino: Falë Imer Mushkolajt më në fund pas 27 viteve që prisja ta intervistoja, pashë se si reagon Berisha përballë pyetjeve të vërteta: si një fajtor!

14 Janar 2022, 17:49| Përditesimi: 14 Janar 2022, 17:56

  • Share

Prej 27 vitesh po pres që të intervistoj Sali Berishën. 27 vite gjatë të cilave ai ka bërë gjithçka për të më dëbuar nga Shqipëria, pastaj duke më shmangur, duke u fshehur për të evituar pyetjet e mia dhe përballjen me realitetin, më keq se Çlirim Gjata që u betua se nuk ekziston duke mohuar edhe shtëpinë ku jeton vetëm e vetëm që të mos dalë në gjykatë përballë meje që e kam denoncuar për shpifje. Më në fund, pas 27 vitesh, dikush ia bëri pyetjet që do të kisha dashur t’ja bëja unë: Imer Mushkolaj, 44 vjeç nga Deçani ia doli në misionin në të cilin unë kam dështuar. Mbrëmë, i ftuar në një emision televiziv në Kosovë, i kërkoi llogari Sali Berishës për fajet e tij dhe për krimet e kryera në 31 vite politikë. Ia renditi gati të gjitha: nga trafiku i karburantit drejt armatës serbe të Sllobodan Millosheviçit (operacion i turpshëm i mbetur i pandëshkuar, i bërë kundër popullsisë shqiptare të Kosovës duke nisur nga 1993 nga firma Shqiponja në pronësi të Partisë Demokratike) për të përfunduar me masakrën e 21 janarit 2011. Duke kaluar nga mashtrimet e firmave Piramidale që ai autorizoi, te 14 shtatori që ai udhëhoqi, nga zhdukja e Remzi Hoxhës që ai urdhëroi, te masakra e Gërdecit që ai favorizoi deri te urdhëri për të sulmuar me 8 janar selinë e partisë së tij.   

Imer Mushkolajn nuk e njihja, siç e imagjinoj deri dje nuk e njihte pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndërsa sot në Tiranë nuk flitet për tjetër gjë. Më kujton atë që më ndodhi kur sapo erdha në Shqipëri në 1991 për të ndjekur zgjedhjet e para pluraliste, gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga RTSH pyeta Ramiz Alinë nëse do të jepte dorëheqjen në rast humbjeje. “Kolegët” shqiptarë më panë të habitur dhe unë nuk kuptoja përse. Pastaj mbeta unë i habitur kur dola në rrugë dhe njerëzit  ndalonin dhe donin të më jepnin dorën për të më pyetur se ku e gjeta atë kurajo për të bërë pyetjen.

 Krahasimi mes Ramiz Alisë dhe Sali Berishës nuk është i ekzagjeruar, siç nuk është ai mes gazetarëve që i intervistojnë. Sot, ashtu si atëherë, pjesa më e madhe e gazetarëve shqiptarë dridhet përballë Sali Berishës, i cili nuk përzgjedh vetëm televizionet dhe moderatorët që mund ta intervistojnë, por pretendon të zgjedhë personalisht edhe “analistët” që mund të jenë të pranishëm në studio për t’i bërë “pyetjet”. Në të vërtetë, siç ndodhte me Ramiz Alinë, askush nuk I bën pyetje Sali Berishës, përveç Imer Mushkolajt. Të gjithë të tjerët rrinë duke e dëgjuar me buzëqeshje aprovuese, edhe kur i thërret si dëshmitarë dhe përsërit “siç e dini askush nuk më ka akuzuar për korrupsion” dhe ata pohojnë me kokë. Ata pak të guximshëm, kur janë, nisin të bëjnë një pyetje të sikletshme me zë aq të ulët sa nuk kuptohet se çfarë po thonë, e pastaj marrin frymë të lehtësuar kur ai i ndërpret dhe ndryshon argument.

Sali Berisha si Ramiz Alia dikur, është i autorizuar të gënjejë përballë “gazetarëve” shqiptarë të cilët, gati të gjithë, duhet të quhen “gazetarë” kështu me thonjëza rreth emrit dhe duhet të skuqen pas leksionit profesional të dhënë nga Imer Mushkolaj. Për sa më përket duhet vetëm ta falenderoj, pasi prej 27 vitesh pyesja veten se si do të reagonte Sali Berisha nëse një gazetar do ta vinte përballë të vërtetave dhe falë Imerit tani e pashë. Mbrëmë e pashë: Sali Berisha nuk çorientohet, vazhdon të gënjejë dhe ofendon vetëm ashtu siç ai di të ofendojë kë guxon të flasë lirisht. Mbrëmë gjithashtu mora konfirmimin se Sali Berisha nuk ka asnjë përgjigje për akuzat që rëndojnë mbi të dhe as një copëz prove që të mundë ta shfajësojë. Kështu kuptova se pse prej 27 vitesh Sali Berisha më shmang bashkë me pak kolegë të tjerë që do të donin t’i bënin disa pyetje të vërteta ashtu si unë: sepse kur ka përballë një njeri të lirë që i kërkon sqarime, reagon ekzaktësisht siç reagon një fajtor. 

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paulin: 31/07/2022 12:46

    Qe do te kishte "Sali,Meta(j),...." e te tjere si kata nuk ishte dicka e paparashikuar por qe keta te beheshim protagonistet e se keqes pas 45 vjet diktature ky eshte nje fenomen qe askush nuk a priste. Por ne keto 30 vjet ka ndodhur dicka shume e me rende se sa kjo. Tredhja e vyrtyteve te cmuara te popullit shqiptar. Mua me terrorizojne disa anliste apo mercenare te paguar kur ne analizat e tyre lene te kuptojne se Saliu apo Mata apo ndonje tjeter "peshk i madh" do te arrestohen nga amerika. Kjo eshte nje cmenduri por edhe nje idiotesi e pashembullt qe sjell jo vetem rremuje por edhe daklason vertytet e tona me te cilat mburremi.Amerika Europa jane vende qe i kane vene shqiptaret ne alarm per klasen e vet politike por ato nuk mund te shkelin rregulat nderkombetare.Shpalljet "non grata" jane nje strimul i fuqishem qe duhet ti hape syte popullit.Jemi ne shqiptaret qe duhet te ngrihemi ne kembe per te vene ne vend nderin e bjerrur nga keto mostra te cilet jo vetem nuk duhen degjuar neper mitingjet apo kongreset e tyre por duhet linçiohen nga turmat si armiqte mete medhenj te historise se 30 viteve te fundi. Rezultat e punes se tyre jane evidente Shqiperia vazhdon te ngelet gjithmone e fundit.

    Përgjigju
  • Ferdi golem: 16/01/2022 21:12

    Vetem mushkolaj eshte Shqiptar i vertete, berisha e ka pak burgun

    Përgjigju
  • rezi: 15/01/2022 19:06

    Të gjitha që thua qëndrojnë përjashto krahasimin me Ramiz Alinë, aspak nuk është si ai. Sali Berisha është specie më vete, qen bir qeni që vetëm të këqija i ka sjellë Shqipërisë. Ti vazhdo shkruaj se të lexojmë me ëndje, pasi je gazetar e jo gazetaruc.

    Përgjigju
  • LORA: 15/01/2022 16:20

    E degjoj dhe lexoj me vemendje fjalen tuaj zoti Bollino.Ju respektoj qe nuk abuzoni me ligjerimin publik. Per shumicen e kazanit,qe i thone vetes gazetare,rrefuzoj t'a coj kohen time dem. Besoj fort qe Ju do t'a shkermoqnit edhe me mire dr.mortjen se zoti Y.Mushkolaj,nese do kishit shansin e tij.Gjithe veprimtaria e juaj mediatike eshte ,per mua,nje kontribut i cmuar historik per Shqiperine tone.

    Përgjigju
  • Keshtu duhet: 14/01/2022 21:13

    Respekt per Ju Z.Bollino. Besoj se bashe me Mero Bazen jeni gazetaret me te mire ne Shqiperi. Vetem diçka te lutem: Krahasimi I Sali perbindeshit me Ramiz Aline nuk qendron. Ramiz Alia ishte viktime e sistemit qe I qendroi besnik deri ne fund te jetes aq me teper qe ka drejtuar ne nje kohe kur ne Shqiperi me kushtetute ekzistonte "diktatura e proletariatit". Mendoni se çfare do bente Sali Sadam Hyseini po te drejtonte Shqiperine ne nje sistem diktatorial.

    Përgjigju
  • Xlx: 14/01/2022 21:10

    Komplimente z.Bollino

    Përgjigju
  • Spin Doctor: 14/01/2022 20:55

    Si nje fajtor qe gabon,qe shkel ligjin,qe i kundervihet ligjit me dashje dhe jo se gabimisht...dhe parate cilit,per fatin tone te keq,perjashto Ina Ramern dhe Arta Markun,te gjithe prokuroret e tjere qe kane patur fatin "e keq" te merren me te,kane belbezuar ndonje fjale te skuqur,te djersitur e te frikesuar prej tij.Ky eshte realiteti dhe e verteta sot.Pa folur ketu per investimet e pagat e majme qe marrin "gazetaruce" e "anal-iste" te tipit Cim Peka neper kanale televizive e panele mediatike.Kurse per zarfat qe ai shperndan ,mbi e nen dore per zyrtare qe kane "gjera " ne dore dhe qe ai i perdor...ohuuu...ka 30 vjete kjo histori.Ndryshe si mundet qe nje prokuror ta therrase ate si "deshmitar' e te degjoje "te vertetat" e tija per me demek demonstrate paqesore,kur gjithe rruzulli tokesor i interesuar per ngjarjet politike ne Shqiperi e pa live ne Tv sa sa "[paqesore ishte orkestrimi dhe drejtimi i "revolucionit" te tij kunder Lulezim Bashes te ngujuar ne seline Bunker te SHQUPIT ? ,kur duhej pa nje pa dy te kishte prere nje flete arresti per te e ta postonte kart-postal ne SPAK,apo vete SPAKU ta kishte mberthyer per zhelesh,sic do ti pelqente Xhuzit te thoshte,kur ishte krietare e parlamentit,ne krah te ketij birboje me pardesy te bardhe e te plotfuqishem dikur?!!!E megjithate,ne vazhdojme te kerkojme te pamunduren,sepse prokurore te tille sic duket nuk kane lindur akoma. Fatkeqesisht ne sot kemi prokurore ,te quajtur te tille,por qendrimi ndaj ketij fenomeni tregon se kostumi i prokurorit u rri ngushte,mezi e mbajne dhe perpara fenomenit destruktiv Berisha parapelqejne ta heqin ate kostum.Ne sot jemi deshmitare te veprimtarise destruktive te ketij keqberesi te plotfuqishem,qe i sheh prokuroret dhe organet ligjzbatuese si lilipute...Dhe kete e ka thene mire i nderuari Romeo Karaj "Ai eshte mbi ligjin,ai eshte vete ligji" e kete do beje deri sa te linde ndonje prokuror si ata qe permenda apo ndonje gjyqtar klasi si dikur Zef Brozi!

    Përgjigju
  • Shkoder Locja: 14/01/2022 18:37

    Shum e vertet zoti Bollino,gazetaret,dhe analistat pervec jush dhe z.Muc Nano i servilosen Berishes dhe i nenshtrohen,por un habitem si ka munsi me gjith ato krime mbi supe Berisha,ancora ka shqiptar ne 2022 qe i shkojn mrapa!!!!

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 14/01/2022 18:29

    Berish Bisha zk don pytje por bixhak te ripet i gjalle e ti hidhet kripe ne trup.

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/01/2022 18:05

    Respekte per figuren tuaj Z. Carlo Bollino.

    Përgjigju
  • RANGALL REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/01/2022 18:03

    Karlo Bollino respekt një gazetar brilant një burr me kultur perëndimore e njeri me karakter. Po Salheu o i dashur Karlo Bollino ska burrëri e karakter. Ai është një njeri inferjor pa kultur, pa edukat, e pa njerzilöik. Ai ka kaq shum krime mbi supet e ti sa ska Det që i lan mëkatet e tij. Rrespekt pë intelektualin Brilant Karllo Bollino.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?