'Çamëria' nuk u lejua të luaj nga shërbimi grek/ Trajneri i ekipit: U hoqëm nga Champions League se do reagonin grupet ekstremiste! Na thanë ndërroni emrin dhe logon

18 Tetor, 19:37| Përditesimi: 18 Tetor, 21:02

  • Share

Ekipit shqiptar 'Çamëria' nuk u lejua të marrë pjesë në Champions Leaguen e Minifootball në Greqi, shkak logoja, emri dhe fanella.

Një turne i tillë në minifutbollin 5x5 po zhvillohet në Kretë, teksa ekipi me lojtarë shqiptarë ka hasur vështirësi në vijimin e garës pas dy ndeshjeve të luajtura, ku për shkak të emrit dhe simboleve duket se nuk do i lejohet të vijojnë garën.

Më shumë detaje dha në ‘Studio Live’ Irtan Sejko trajneri i këtij ekipi, i cili tha se ‘Çamëria’ është lejuar të zhvillojë dy ndeshje.

'Jemi lejuar të luajmë 2 ndeshje. Aplikuam dhe morëm pjesë ku ishin 68 ekipe nga Spanja, Italia, Gjermania. U pranuam dhe ne. Jo më larg se dje zhvilluam dy takime. Sot kishim të tretin. Na lajmëruan se autoritet lokale policia shërbime inteligjente kishin patur kontakt me organizatorët dhe ekipi Çamëria nuk mund të lejohet të zhvillojë garën. Pasi emri që kishim ne ngacmonte grupet ekstremiste, nacionaliste dhe sipas udhëzimeve që kishin marrë ishin përgatitur për të reaguar kundër nesh. Shërbimi sekret grek u shqetësua për mbarëvajtjen tonë.'

Më tej trajneri Sejko tha se për Çamërinë ka ndërhyë vetë shërbimi sekret i Greqisë.

'Me organizatorët diskutuam duke marrë disa uniforma të tjera pa log, identitet, kundër asaj që ishim nisur të bëjmë dhe nuk pranuam dhe si rregull nuk mund të vazhdonim garën. Ka patur ankth. Vetë fjala shërbimet greke presin reagime nga grupet ultranacionaliste ngjall frikë. Deri tani sapo kemi ardhur. Duhej të vinim të dielën. Që të ruanim shëndetin. Na kërkuan që nëse duhet të luajmë duhet të ndryshojmë emrin dhe logon në fanellë.'

Së fundmi, Sejko tha se emrin dhe logon e ekipit nuk do e ndërrojë dhe së bashku me djemtë do vijojnë punën.

'Unë i përkas këtij komuniteti, nuk shoh gjë të gabuar të përfaqësosh një komunitet me emrin. Ishin shqiptar nga Greqia që kishin ardhur me emrin Shpartallimi dhe nuk i bënë përshtypje por edhe me emrin Otoman nuk i bën përshtypje. Por Çamëria i bën zhurmë tek veshët. Nuk do ndërrojmë emrin e ekipit asnjëherë. Do ta ngremë akoma dhe më shumë. Të çojnë në pikën që të lejojnë të luash, 2 ndeshje dhe më pas kujtohen që ky emër i vret ndërgjegjen.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 19/10/2024 09:32

    Cfare shtet i mbaruar eshte greqia qe pranon se ka grype ekatremiste ne shoqerine e vet. Dhe per te mos merzitur ata ben veprime qe duhet federata e ketij sporti ta denoje. Shtet fallco

    Përgjigju
    • Pa Emer: 19/10/2024 11:28

      Greqia krijoje qytetetrimin

  • Olger: 18/10/2024 23:12

    Mire ja u bene ju spiune turq

    Përgjigju
  • filat: 18/10/2024 21:17

    Ndyrësirat e Greqisë janë vrasës të Çamërisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?