Saimir Vishaj

Caktimi në çështje kryesisht/ Rebelohen avokatët penalistë: Bojkot deri në plotësimin e 3 kërkesave

7 Nëntor 2020, 13:38| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 13:42

  • Share

Avokatët penalistë në bashkëpunim me Dhomën e Avokatëve të Shqipërisë do të bojkotojnë punën si avokatë kryesisht deri në plotësimin e 3 kërkesave.

Lajmin e ka dhënë sot Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi kjo shoqatë deklaron se së shpejti ne bashkëpunim  me DHASH do të mbështesë bojkotin e Avokateve kryesisht deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

"1 . Rritje e pagesës për seancat gjyqësore apo çdo procedim penal nga avokatët kryesisht.

2. Kërkesë KLP-së, KLGJ-së, Drejtuesve të gjykatave dhe prokurorëve, zbatimin e listave sipas radhës, duke larguar diskriminimin ku disa gjyqtar, prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore, caktojnë vetëm disa avokate kryesisht me preferencë nga ana e tyre.

3. Caktimin e një avokati me pagesë, sidomos për Tiranën, që të jetë rregullator për grafikun dhe listimim e Avokatëve kryesisht", thuhet në njoftimin e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dikush: 07/11/2020 15:38

    Cfare paradoksi! Avokatet te rrjepin ne leke, me cmime ne qiell, duke fshehur nje pjese te te ardhurave, ndersa tani kerkojne rritje page. Te gjithe avokatet, por vecanerisht Z. Vishaj, duhet ta dine qe ekziston nje ligj per mbrojtjen nga diskriminimi. Prandaj sa flet kot ne ajer, coji ne gjyq disa ceshtje ku po diskriminohen avokatet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?