Byreku i Skraparit me koçkulla e petë të pjekura nga zonja Albana

11 Tetor, 11:30| Përditesimi: 11 Tetor, 11:32

  • Share

Byrek me koçkulla

Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 300 gr koçkulla
  • 1 qepë
  • 1 lç nenexhik
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht vendosim koçkullat të ziejnë në ujë me kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe nenexhik për aromë. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë koçkullat dhe djathë të bardhë. Hapim petët të cilat i spërkasim shtresa-shtresa me lëng dhë koçkulla. E vendosim byrekun të piqet në furrë ne temperaturën 180 gradë Celsius. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?