Byrek me gjizë nga zonja Albana

5 Maj 2022, 12:03| Përditesimi: 5 Maj 2022, 12:04

  • Share

Byrek me gjizë

Përbërësit:

1 pako peta

200 ml qumësht

100 ml vaj

100 ml ujë

1 vezë

1 lgj kripë

300 gr gjizë

Përgatitja:

Përziejmë qumështin me vajin, ujin dhe vezët.

Shtrojmë në një tepsi një letër pjekje të lagur. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjize dhe më pas vendosim 2-3 petët duke lenë anësoret e petëve jashtë tepsisë. Në çdo petë që vendosim bëjmë nga një spërkatje me masën me qumësht dhe vezë. Në çdo 2 petë vendosim gjizë. Në fund mbledhim anësoret e petëve dhe hedhim masën e qumështit që ka tepruar. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?