Byreçka me djathë dhe salcë domate nga zonja Albana

10 Maj 2022, 11:06| Përditesimi: 10 Maj 2022, 11:07

  • Share

Byreçka me djathë dhe salcë domate

Përbërësit:

2 petë sfoljatë

4-5 lgj salcë domate

200 gr djathë kaçkavall

1 tufë majdanoz

1 të verdhë veze

Përgatitja:

Vendosim njërën petë në tryezën e punës, e lyejmë me salcë domate, e spërkasim me djathë kaçkavall dhe majdanoz të grirë. Vendosim sipër mbushjes petën tjetër dhe e ngjeshim me rulin e kuzhinës. Më pas e presim në mes në 4 pjesë dhe secilën ndarje e ndajmë përsëri në byreçka të vogla të cilave u japim formë duke i përdredhur me ndihmën e një shkopi shishqebapi. Byreçkat e përgatitura i vendosim në një tavë me letër pjekje. Me furçë i lyejmë me një të verdhë veze dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?