Butrinti mund të përfshihet në Listën e Pasurive Botërore në rrezik, Zhupa: Qeveria të tërhiqet nga dhënia me koncesion

29 Qershor, 15:23| Përditesimi: 29 Qershor, 15:55

  • Share

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, tha sot se Butrinti mund të përfshihet në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore në rrezik.

Ajo i bëri thirrje sërish qeverisë që të tërhiqet nga dhënia me koncesion e kësaj pasurie.

“Fakti që Butrinti rrezikon të përfshihet në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore nuk është as sajim, dhe as ‘shpresë’ e ndokujt, sikurse aludoi ministri Gonxhja. Ndërsa ne kemi bërë dhe bëjmë gjithçka që ju të zbatoni Konventën e Parisit. Përkundrazi ‘kthimin e Butrintit në të kaluarën e vet të errët të Listës së Pasurive Botërore në rrezik’, për të cituar vetë z. Gonxhja, e kanë parashikuar ata arkitektët e modelit të pashembullt hibrid që po u imponohet shqiptarëve në Butrint. Kjo gjë del më se qartë në vetë Planin e Biznesit, pjesë integrale e Planit të Menaxhimit të Integruar, të koncesionit, ligji 50/2022. Prandaj rruga e vetme para qeverisë për Butrintin do të ishte heqja dorë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok nga qasja fragmentarizuese dhe tjetërsuese e ideuar nga Riçard Hoxhesi dhe mbështur qorrazi nga AADF-ja; heqja dorë nga modelet koncesionare ‘jap gishtin të të rrëmbej dorën’, tha ajo.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?