Burani me spinaq dhe beshamel nga zonja Albana

1 Tetor, 12:02| Përditesimi: 1 Tetor, 12:07

  • Share

Vezë të furrës me spinaq dhe beshamel

Përbërësit:

  • 4-5 kokrra vezë
  • 500 gr spinaq
  • 400 gr beshamel
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë uthull vere e bardhë
  • 60 gr djathë parmixhan
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht nxehim furrën në 200 gradë Celsius. Ndërkohë ziejmë spinaqin në pak ujë të vluar me kripë. E kullojmë dhe e shtrydhim nga uji i tepërt. Më pas e kaurdisim spinaqin dhe hudhrën në një tenxhere të madhe me 4 lugë vaj, në zjarr mesatar për 2-3 minuta. I hedhim spinaqit kripë dhe e hapim në një tavë furre të madhe. Vlojmë ujë me kripë në një tenxhere plot, shtojmë uthullën, thyejmë një vezë në një pjatë dhe e hedhim në ujë ngadalë. E përsëritim veprimin me vezët e tjera dhe i lëmë në zjarr 5 minuta. I kullojmë më pas me një lugë me vrimë dhe i vendosim në tavë mbi spinaqin. E mbulojmë sipërfaqen me beshamel dhe djathë të grirë parmixhan. E lëmë tavën në furrë 5 minuta, derisa të prarohet lehtë dhe e shërbejmë të ngrohtë. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?