Bukë misri me spinaq shpejtë dhe thjeshtë nga zonja Albana

9 Maj 2022, 11:30| Përditesimi: 9 Maj 2022, 11:31

  • Share

BUKË MISRI ME SPINAQ

Përbërësit:

2 gota kos

2 vezë

2 1/2 miell misri

1 lgj vaj ulliri

spinaq

gjizë pa kripë

fara të ndryshme

1/2 kopër

1 lç sodë bukë

1 lç kripë

Përgatitja:

Në një enë, shtojmë kosin, vezët, vaj, kripë, sodë I përziejmë, shtojmë gradualisht miellin, gjizën dhe spinaqin. I përziejmë mirë, shtojmë dhe një dorë me spinaq sikurse dhe gjysmën e farave të lulediellit dhe farat e susamit të bardhë. Këtë masë qulli, e kalojmë në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje, sipër e spërkasim me farat dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 30 minuta. Më pas e lëmë të ftohet, e nxjerrim nga letra e pjekjes dhe është gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?