Bukë e aromatizuar nga zonja Albana

4 Maj 2022, 10:52
  • Share

Bukë e aromatizuar

Përbërësit:

500 gr miell

270 ml ujë i vakët

1 ls kripë

1 lç sheqer

1 lç maja e thatë

½ ls hudhër

1 ls gjalpë

1 qepë e njomë

150 gr djathë i grirë

kripë

Përgatitja:

Zëmë brumin e bukës me miell, ujë të vakët, maja birre, pak kripë dhe pak sheqer. E punojmë mirë brumin për rreth 15 minuta dhe më pas e lemë mbuluar të pushojë për 2 orë.

Pasi brumi ka ardhur e ripunojmë përsëri në tryezën e punës për rreth 5 minuta. E vendosim në një tavë të lyer me pak vaj dhe spërkatur me miell. Në sipërfaqen e bukës bëjmë prerje diagonale ku në brendësi shtojmë salcën që kemi përftuar nga majoneza e trazuar me vaj ulliri, hudhër, kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon dhe bishta qepësh të njoma të prerë hollë. E lyejmë dhe sipërfaqen me këtë salcë, e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë  dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 40 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?