Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Britania pezullon disa eksporte armësh për Izraelin, shtohet trysnia për t’i dhënë fund luftës

3 Shtator, 16:32| Përditesimi: 3 Shtator, 16:37

  • Share

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një militant të Hamasit, i cili shfaqej në një video ditën e sulmit të 7 tetori në Izreal, duke pirë një pije freskuese përpara dy fëmijëve të plagosur në një sulm me granatë që sapo i kishte marrë jetën babait të tyre.

Ushtria e identifikoi të martën militantin si Ahmed Fozi Ëadia, komandant i një batalioni komandosh të Hamasit. Ndërkohë qeveria britanike po pezullon disa eksporte armësh në Izrael, për shkak të shqetësimeve se ato mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar, një vendim që u kritikua nga Izraeli.

Qeveria e kryeministrit britanik Keir Starmer njoftoi për pezullimin e eksportit të disa armëve të hënën.

Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey tha të martën se rreth 30 liçenca eksporti armësh për Izraelin për t’i përdorur në Gaza janë "pezulluar me efekt të menjëhershëm".

"Nuk ka një ndalim të përgjithshëm, nuk ka embargo armësh. Çështja është: artikull për artikull, liçencë për liçencë, a ekziston një rrezik i qartë se përdorimi i tyre në Gazë mund të lidhet me shkeljet e ligjit humanitar ndërkombëtar?", i tha ai televizionit britanik Sky Neës.

Sekretary Healey shtoi se nëse "ka një ndryshim në konfliktin e Gazës", ku eksporti i armëve të pezulluara "nuk paraqet më rrezik për shkeljen e ligjit ndërkombëtar", atëherë liçencat mund të rishikohen dhe pezullimet mund të anulohen.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kritikoi të martën vendimin e Britanisë, duke e quajtur “të turpshëm” në një postim në platformën X, duke shtuar se kjo nuk do të "ndryshonte vendosmërinë e Izraelit për të mposhtur Hamasin". “Me ose pa armë britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë”, u shpreh ai.

Masa e ndërmarrë nga Britania ka ndikim të kufizuar ushtarak, por synon të rrisë trysninë ndaj Izraelit për t'i dhënë fund konfliktit gati 11-mujor në Gazë. Britania është një nga aleatët e vjetër të Izraelit, qeveritë e të cilëve janë nën trysni në rritje për të ndalur eksportet e armëve për shkak të numrit të viktimave në Gazë.

Sekretari Healey kërkoi gjithashtu arritjen e një armëpushimi.

“Në këtë drejtim po punojmë. Kemi mbi gjashtë muaj që argumentojmë për armëpushimin, kemi punuar prapa skenave në opozitë dhe tani që jemo në pushtet, në mbështetje të përpjekjeve të aleatëve për të arritur armëpushimin”, tha ai.

Trysnia ndaj Izraelit për të arritur një armëpushim po shtohet, pasi u gjetën trumpat e gjashtë pengjeve, përfshirë një izraelito-amerikan, të vrarë nga Hamasi.

I pyetur nga gazetarët të hënën nëse mendonte se Kryeministri Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje armëpushimi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u përgjigj “jo”, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Zoti Netanyahu tha të hënën se trysnia duhet ushtruar ndaj Hamasit jo Izraelit.

“Ata (Hamasi) vranë me gjakftohtësi gjashtë nga pengjet tanë. Pra, pas kësaj vrasjeje të tmerrshme... nuk besoj se dikush që është serioz do të thoshte - 'bëni më shumë lëshime, nuk jeni seriozë, Hamasi është serioz'”, tha ai.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë të Gazës, lufta ka shkaktuar vdekjen e mbi 40,000 palestinezëve. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, nuk bën dallim midis militantëve dhe civilëve.

Izraeli thotë se respekton ligjin ndërkombëtar në fushatën kundër Hamasit, që filloi pas sulmit të 7 tetorit që shkaktoi vdekjen e 1200 vetëve. Grupi militant mori peng 250 vetë./VOA

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?