Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!

29 Nëntor, 22:32| Përditesimi: 29 Nëntor, 22:49

  • Share

Britania e madhe ka miratuar draftin logjor për përdorimin e eutanazisë, ose ndryshe vdekjes së asistuar. Projektligji është miratuar me 330 vota pro dhe 275 kundër, pas më shumë se 5 orësh debat në paralament, mes fjalimeve emocionuese dhe ndarjes së historive familajre dhe personale të deputetëve.

Sipas mediave britanike, pas miratimit do të kalojë në fazat e tjera të shqyrtimit parlamentar, përpara se të hyjë në fuqi, ndërsa rastet e para të përdorimit të eutanazisë parashikohet të jetë pas 2 vitesh.

Deri tani përdorimi i eutanazisë është i lejuar me ligj në Beligjikë, Kanada, Luksemburg, Hollandë, Zelandën e re dhe Portugali.

Edhe pse vendimi quhet historik Projektligji për vdekjen e asistuar sapo ka hequr pengesën e tij të parë në parlament. Projektligji tani do të shkojë në fazën e komisioneve, ku do të bëhet një shqyrtim i detajuar. Deputetët mund të paraqesin ndryshime të mundshme në legjislacion gjatë kësaj faze. Është vendosur të përballet me një shqyrtim të mëtejshëm dhe do të merret për votim si në Dhomën e Komunëve ashtu edhe në Dhomën e Lordëve, që do të thotë se çdo ndryshim në ligj nuk do të bihet dakord deri në vitin 2025.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 30/11/2024 07:05

    nuk eshte hstorike por turp tu shkurtosh jeten me te pambrojturve ne kete bote me pretekstin e mosperballimit te shpenzimeve te trajtimit spitalor ne vend tua lehtesojme vuajtjen, kjo dihet koha e vanitetit ende nuk ka perfunduar nga fillimi i shekulit te kaluar qe shkaterroi artin dhe kulturen nepermjet revolucioneve pa ide

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?