Britania e Madhe është "shumë e shqetësuar" për situatën e civilëve palestinezë në Rafah, të cilët "nuk kanë ku të shkojnë". Kështu tha ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, duke ngritur tonin ndaj qeverisë izraelite.
"Është e pamundur të shihet se si mund të bëhet një luftë midis njerëzve", shtoi Cameron, duke iu referuar civilëve të Rripit të Gazës dhe duke i kërkuar Izraelit të "ndalojë dhe të reflektojë shumë seriozisht përpara çdo sulmi të mëtejshëm ushtarak".
“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën dhe duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë shumë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm. Por mbi të gjitha, ajo që duam është një pauzë e menjëhershme në luftime dhe ne duam që kjo pauzë të çojë në një armëpushim”, tha Cameron
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamas: Mbi 28 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës! Britania: Mjaft më! OKB thirrje botës për të 'frenuar' Izraelin!
B.K/ReportTv.al