Foto ilustruese

Brenda shkurtit nis shërbimi për personalizimin e targave! Drejtuesit e mjeteve do kenë mundësi të kombinojnë kuptime kundrejt tarifave speciale

8 Shkurt 2023, 10:01| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 11:57

  • Share

Duke nisur që nga shkurti, drejtuesit e mjeteve do të kenë mundësi të personalizojnë targat e makinave të tyre kundrejt tarifave speciale. Do të mundësohen kombinime me 5 deri në 7 karaktere të cilat do të përfshijnë minimumi dy numra dhe hapësira standarte.

Bledi Gonxhja, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën me dije se do të ndalohen fjalë apo kuptime të caktuara nga pikëpamja etike.

“Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere)!”- shkruan Gonxhja.

Ai shtoi se targa e personalizuar mund të mbartet nga drejtuesi i mjetit edhe në makinën e re të cilën mund ta blejë, duke paguar një tarifë përkatëse të transferimit.

“Risia nuk mbaron me kaq, ky shërbim i ri shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit”-shtoi Gonxhja.

Sipas tij, të ardhurat nga ky shërbim, do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët, projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore dhe modernizimin e sistemeve dhe infrastruktruës së shërbimeve që ofron DPSHTRR.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 08/02/2023 10:58

    esht ber kastile per ti mar ndonji lek ketyre koklopeve me makina te shtrenjta qe duan te hapen bythesh , qe te njihen si parja kuqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?