Drejt Punës
Drejt Punës

Brandon, amerikani që la Kaliforninë për tokat e Vlorës! Nga inxhinier IT në fermer, 30-vjeçari: Do mbjell fillimisht produkte organike, por do investoj dhe në blegtori

19 Mars 2022, 15:28| Përditesimi: 19 Mars 2022, 15:32

  • Share

Brandon Russomanno nga Kalifornia, kishte dëgjuar vetëm një herë për Shqipërinë, para se të vendosej përfundimisht në fshatin Beshisht të Vlorës.

 “Jam i dashuruar me tokën dhe vendosa të investoj pikërisht këtu në Vlorë. A kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë? Të jem realist jo. Por, unë falë edhe faktit se nëna ima ka prejardhje nga Italia, për pushime çdo verë shkoja në Itali dhe aty dëgjuar fillimisht për Shqipërinë. Gushtin e kaluar erdha për pushime ku dhe vendosa të investoj. Në Kaliforni toka kushton shumë shtrenjtë dhe unë e dua tokën”, tha Russomanno.

Me profesion, Brendon është inxhinier elektronik, por pasioni për tokën, i ka dhënë jetës së tij një rrjedhë krejt tjetër.

“Në Kaliforni kam punuar në fushën e informatikës. Duket e çuditshme që nga IT kam zgjedhur të jem në një fushë tjetër, por kjo më pëlqen. Prindërit e mi jetojnë në Kaliforni, ku janë edhe miqtë e mi. Ndoshta do të më dëgjojnë, që në një të ardhme edhe ata të vijnë e të investojnë në këtë vend kaq të bukur", u shpreh ai.

Larg familjes,  Brendon duket se ka gjetur një derë të hapur tek Spiro Balliu, në tokat e të cilit ai synon të plotësojnë ëndrrën e kahershme. Prodhimet do të jenë organike dhe hapi i radhës, blegtoria.

“Qëllimi është të mbjell fillimisht produkte organike, por investimi do të vijojë edhe në blegtori dhe ngritjen e serave. Jane rreth 100 hektarë tokë që do të jenë pjesë e investimit, ku veç serave për prodhime organike, do të bashkëpunoj me Spiron dhe shokun tim nga Gjermania Bernardin, që të investojmë edhe në grurë e misër", thotë Brendon.

Spiro tregon se si u njoh me Brendon dhe si po i ecën investimi me dy miqtë e tij të rinj, amerikan e gjerman.

Brendon dhe Bernardi synojnë të mbjellin 100 hektarë me grurë e misër, në tokën që ia kanë marrë fermerit shqiptar me qira. Ata thonë se gjasat për mbarëvajtjen e investimit duken të mira, dhe se nuk do të ndalen derisa të shohin frytet e punës së tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qepa: 20/03/2022 08:58

    Mos u genjeni nga aparanca njerez…mbajani nen vezhdim linjen e internetit ktij inchinierit IT qe u kujtua se egsistoka shqiptia e vlora dhe tokat e saj…

    Përgjigju
  • Sikur: 20/03/2022 07:30

    Ke artikulli sikur te kishe futur me te shtrenjten qe eshte gjendja financiare qe kishte ne disposizion,jan gati gjith shqiptaret te marrin iniciativa investimi po te ken mënjane pare te mjaftushme per te krijuar nje pun private,te isha une ne vend te Brandit nuk do te lejoja as te me fotografoje as te shkruaje per mu sepse nuk ka kuptim, shif zoti gazetar se ka per çfare te shkruash ne kete vend ku treçereket e njezeve nuk i paguajne as buken e gojes si pages pune,hajde shendet

    Përgjigju
  • dulja: 20/03/2022 05:23

    jo le te rrine shqiptaret neper kafenet dembelat thoni ketu nuke rrohet te ulen taksat do ikim ja shembulli more drogaxhinje mashtrusa u bete te gjithe po kokes tuaje ja beni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?