Botërori 'Katar 2022'/ Mësohen 4 ekipet e kualifikuara nga Amerika Latine, Peruja ende me 'zemër në dorë'

25 Mars 2022, 03:02| Përditesimi: 25 Mars 2022, 03:04

  • Share

Janë përcaktuar edhe 4 ekipe të tjera të cilat u kualifikuan për Botërorin Katar 2022. Pas sfidave të luajtura sonte në mesnatë, Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaj kanë prerë zyrtarisht biletat e tyre për fazën më tej.

Brazili i cili udhëheq dhe grupin e Amerikës Latine, fitoi me poker golash përballë Kilit, duke i shuar shpresat këtyre të fundit për një kualifikim të mundshëm. 

Vendi i dytë, Argjentina, do të luajë ndeshjen e saj të rradhës përballë Venezuelës në orën 00:30 të datës 26 mars, megjithatë ekipi i Messit tashmë e ka të siguruar kualifikimin.

Më tej Ekuadori është mposhtur me rezultatin 3-1 nga Paraguaj. Gjithsesi kjo humbje nuk përbën problem pasi janë të kualifikuar më tej në fazen e ardshme për në Botërorin Katar 2022, duke qëndruar në vendin e tretë me 25 pikë. 

E katërta e kualifikuar është Uruguaj, e cila mposhti me rezultat minimal 1-0 Perunë. Uruguaj po ashtu si Ekuadori ka 25 pikë.

Kjo e fundit ndodhet pikërisht në vendin e pestë, i cili  të dërgon në ndeshjen me Play-Off për kualifikim më tej. Kolumbia dhe Kili shpresojnë ende për një kualifikim të mundshëm, duke qenë se janë vetëm përkatësisht 1 dhe 2 pikë larg Perusë, teksa tashmë ka mbetur edhe vetëm nga një ndeshje për t'u luajtur. 


 

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?