Opinion

Bollino: Nëse Basha është gati të rrezikojë jetën e njerëzve për t’u rikthyer në pushtet, çfarë është i gatshëm të bëjë tjetër?

25 Mars 2021, 20:53| Përditesimi: 26 Mars 2021, 08:34

  • Share

Skenat e para sot në Tiranë gjatë hapjes së fushatës elektorale, më mirë se çdo fjalim tjetër, tregojne çfarë Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të gatshëm të bëjnë për të rimarrë pushtetin. Nëse Edi Rama u kufizua në sjelljen e 153 kandidatëve të tij në shesh, duke respektuar 100% rregullat anti-covid të vendosura për pjesën tjetër të popullsisë, Lulzim Basha në vend të kësaj, injoroi të gjitha masat paraprake, duke mbledhur mijëra militantë në rrugë. Të gjithë të grumbulluar njëri mbi tjetrin, pa maskë, me thirrjesh të slloganit dhe buri makinash, Basha ka transformuar fushatën e tij elektorale në një shpërthim gjigant të përhapjes së Covid, pasojat e të cilit mund të maten vetëm në javët e ardhshme. Jo vetëm që PD vazhdon propagandën e saj të papërgjegjshme kundër përdorimit të vaksinave që qeveria po mbledh me përkushtim në të gjithë botën, por tani po kontribuon drejtpërdrejtë në përhapjen e koronavirusit duke organizuar tubime masive në rrugë.

Eshtë e qartë që Lulzim Basha po luan të gjithë karrierën e tij politike në këtë fushatë elektorale, dhe për këtë arsye është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar. Fatkeqësisht, ai është gjithashtu i gatshëm të vërë në rrezik jetën e shqiptarëve, duke pranuar të ndihmojë përhapjen e pandemisë që vazhdon të shkaktojë vdekjen e dhjetëra njerëzve çdo ditë. Sfida e tij sot ishte në të vërtetë shumë e trashë: ai donte të mbushte sheshin për t'i bërë njerëzit të besonin se ai ishte më i fortë se Edi Rama, i cili në vend të kësaj zgjodhi ta mbante sheshin bosh. Një taktikë e çmontuar menjëherë nga llogaritësi i pamëshirshëm i Facebook: ndërsa 7,000 njerëz ndoqën Lulzim Bashën në transmetim të drejtpërdrejtë online, mbi 21,000 ndoqën Edi Ramën. Eshte pak a shumë e njëjta distancë e fotografuar edhe nga sondazhet, të cilat vazhdojnë t'i japin Partisë Socialiste në avantazh të qartë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Por çështja është një tjetër. Nëse Lulzim Basha është i gatshëm të rrezikojë jetën e shqiptarëve për të fituar sfidën elektorale, është e lehtë të imagjinohet se sa gënjeshtra është i gatshëm të thotë për të arritur qëllimet e tij. Dhe këtu nuk po ju referohem gënjeshtrave që përmban vetë-biografia e tij gati qesharake e botuar në këto orë. Në fakt, e gjithë fushata e tij elektorale bazohet në gënjeshtra: cilindo grup shoqëror që takon, Basha është gati të premtojë mrekulli thjesht duke kërkuar votën e tyre në këmbim. Nuk ka kërkesë që ua refuzon, sepse nuk ka asnjë gënjeshtër që mund ta ndalojë atë. Rritje page, rritje pensioni, subvencione, por edhe ulje taksash, financime, etj etj. Një det premtimesh natyrisht të parealizueshme, të cilat, nëse mblidhen njëra pas tjetrës, gjenerojnë një kosto shtesë në buxhetin e shtetit i cili, deri më tani, ka arritur gati 1 miliard euro. Ku i merr Basha këto para? Pyetje që vazhdon të mbetet pa përgjigje. Kjo, sepse për të nuk ka rëndësi as të përpiqet ta gjej një përgjigje.

Qëllimi i tij i vetëm është të fitojë zgjedhjet dhe të marrë përsëri pushtetin me çdo kusht: ky është Misioni i vërtetë që Lulzim Basha dhe bajrakatari i tij Sali Berisha vazhdojnë ta kenë si fiksim prej 8 vitesh. Këta ish-sundimtarë janë të fiksuar me nevojën për t'u rikthyer përsëri në qeveri, me të njejtët njerëz, me të njëjtat gabime, dhe të gatshëm për të ribërë të njëjtat krime të kryera në të kaluarën dhe ende të mbetur pa u ndëshkuar. Gënjeshtra me premtime të rreme zgjedhore, është boterisht një krim i rëndë për një politikan. Por tani që Basha dhe Berisha nuk hezitojnë dhe vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve për të fituar, ne e kuptojmë se nuk kemi parë asgjë akoma.

 

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sefgjini: 28/03/2021 09:51

    Jam plotesisht dakort me cilesimer e Shkodra dhe Tiroona. Lulube ka mendjen vetemvte dale sa mw bukur ne tv. Ai ka shume deshire te dale je tv duke pozuar sikur te ishte Enver Hoxha.

    Përgjigju
  • Shkodra: 26/03/2021 01:33

    PS eshte partia e duhur per kohen qe jetojme sepse ka treguar vullnet dhe pergjegjshmeri ne perballimin e situatave tejet te veshtira.

    Përgjigju
  • Shkodra: 26/03/2021 01:24

    PS eshte mbetet parti e elitave! Eshte e duhura ne se kerkojme nje antarsim te shpejte ne BE.Serioziteti i saj ne berjen e shtetit si dhe vizioni i saj per nje Shqiperi europiane

    Përgjigju
  • LORA: 26/03/2021 00:11

    Qe nga 2005-a,,kur e prezantuan me KOP-in e kopilave,,lul-holandezi,e ka vertetuar me rekorde transparente kriminale se c'eshte ne gjendje t'i beje Shqiperise dhe shqiptarve.Mbijetesa e tij ne politike eshte pasoje e sistemit kriminal te gjin-gjonerise dhe llallerise.Me Reformen qilizme ne Drejtesi ai duhet te jete vetem subjekt i ndeshkimit te merituar nga ligji,,,,jo subjekt i hipotezave se c'mund te beje me teper. Kjo eshte bindja ime.

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/03/2021 23:14

    Shume analize e gjetur. Mjaftonte vetem titulli. Basha eshte nje humbes ne mendje e zemer. Po te shikosh si sgerdhihet kur i afrohen gazetaret per ta intervistuar, kupton qe po thote me vete: "Oh sa bukur po dal ne televizor, do te marr mamin t'i tregoj te me shohe." Pastaj interesohet se cili stacion e intervistoi. Eshte gjoja jurist por as nuk e ka fare ndjenjen e respektit ndaj ligjit. Eshte thjeshte nje demagog qe rrethohet nga injorante dhe eshte pa nje baze te forte karakteri. Me siguri, nuk eshte "burre zakoni"; gje qe nje lider duhet te jete.

    Përgjigju
  • Tirona: 25/03/2021 22:05

    Ata 7ooo veta qe e kane ndjekur Online shumica kan qene ne shesh . Nese dikush nga punonjesit e Bashkise gjate pastrimit te sheshit nga mbeturinat e hedhura ne shesh gjate mitingut te PD , ne ditet e ardheshme infektohet me virusin vdekjeprures Bashkia nuk duhet te toleroj por te hedhi ne gjyq PD se eshte kjo organizatorja dhe grumbullimi i njerezve duke shkelur ligjin.Kjo qe pame sot ka qene nje bombe me sahat e cila ka shperthyer kete virus ku pasojat do ti ndjeme ne ditet e ardheshme. Gazetare! qysh nga kjo dite duhet te ngrini zerin fort per dite qe autoritete qe menaxhojne Pandemine keto masa qe jane mare deri me sot te qendrojne deri me 31 Prill nje jave mbas zgjedhjeve , se po i liruan mbas dy javesh keto masa, PD do i leshoj bombat e Virusit cdo dite duke grumbulluar militantet e saj te pa pergjegjshem.

    Përgjigju
  • Evanthi: 25/03/2021 21:45

    Jam dakort me te gjitha masat e marre nga qeveria dhe ekspertet, per ruajtjen dhe sigurine e popullit ndaj covid-19

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?