Nelson Hysa me flamurin kuqezi dhe titullin në IBO

BOKS/ S'ndalet Nelson Hysa, mposht kolumbianin Troncoso dhe fiton titullin ‘IBO International’ për peshat e rënda! Fitojnë Alban Bërmeta e Denis Nurja

1 Qershor, 22:04| Përditesimi: 1 Qershor, 22:05

  • Share

Boksieri Nelson Hysa është fituesi i titullit “IBO International” për peshat e rënda, teksa mundi me KO në Neuchatel të Zvicrës kolumbianin Jeison Troncoso.

Boksieri shkodran ishte dominues dhe nuk e vuri për asnjë çast në diskutim triumfin, teksa pa u mbyllur raundi i tretë e rrëzoi dy herë kundërshtarin, për të marrë titullin IBO. Kjo ishte fitorja e 17-të në karrierë për Hysën dhe e 15-ta me KO. Në anën tjetër, arriti që të fitojë me KO teknik Alban Bërmeta.

Në raundin e dytë, boksieri 32-vjeçar nisi një vrull grushtesh ndaj Joze Yanez, i cili u dorëzua. Denis Nurja gjithashtu regjistroi fitoren e radhës, duke mundur pas 6 raundesh Jose Espinozen.

Ky ishte suksesi i 14-të për 30-vjeçarin i cili vijon të jetë i pamposhtur. Mikel Çullhaj arriti të fitojë që në raundin e parë përballë Melbyn Hernandez që në raundin e parë. Luis Gjolena u nda në barazim në ndeshjen e tij me Michel Moreira. Gjyqtarët pas katër raundesh e vlerësuan duelin të barabartë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?