Gjykata e Elbasanit

Bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD, do hetohen në liri! 3 ende në kërkim dhe 20 nën hetim (LISTA)

31 Tetor, 15:05| Përditesimi: 31 Tetor, 15:25

  • Share

Elbasan- Gjykata e Elbasanit ka lënë sot (31 Tetor) në masën e sigurisë detyrim me paraqitje 3 protestuesit e arrestuar në Tiranë, pas protestës së 29 tetorit të organizuar nga opozita me bllokimin e rrethrrotullimeve kryesore, mes tyre dhe i Bradasheshit.

Në total policia njoftoi dje se janë arrestuar 4 protestues, 1 në Tiranë e 3 në Elbasan. Ndërsa po hetohen në gjendje të lirë 194 protestues si dhe 16 deputetë janë kallëzuar penalisht në SPAK.

Arrestimet për llogari të Elbasanit u bënë mbrëmjen e të martës dhe mëngjesin e të mërkurës.

Tre  opozitarët Edi Pojani, Hamza Lamçja dhe Arben Pjetri ranë në pranga për veprat penale "organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, "pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjyqtarja e Elbasanit Yrfet Shkreli la në fuqi masën e kërkuar nga prokurori Gjergji Ceka. Në seancën e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, jashtë u vu re pjesëmarrja e lartë e efektivëve të policisë dhe eksponentëve të Partisë Demokratike në Elbasan.

Deri me tani nga protesta e opozitës në Elbasan janë proceduar 20 persona në gjendje të lirë dhe 3 persona janë shpallur në kërkim. Një ditë parë kreu i PD në Elbasan, Blendi Himçi dhe deputeti Tomorr Alizoti, e cilësuan arrestimin e protestuesve të padrejtë, duke i bërë thirrje organeve ligjzbatuese ta çmojnë të jashtëligjshëm atë.

Gjithashtu nën hetim për protestën në Bradashesh janë edhe 3 deputetët e opozitës Tomorr Alizoti, Edmond Spaho dhe Qani Xhafa, gjithashtu të kallëzuar në SPAK bashkë me 13 kolegë të tjerë.

Lista e të akuzuarve dhe hetuarve:
-3 protestuesit e liruar me ‘detyrim paraqitjeje:
-Edmont Pojani
-Arben Pjetri
-Hamza Lamcja
-3 deputetët nën hetim:
-Tomor Alizoti
-Edmond Spaho
-Qani Xhafa
-20 protestuesit nën hetim:
-I. K., A. B., B. H., A. B., S. Sh., H. T., D. S., A. K., D. K., A. B., B. T., Y. B., Xh. I., E. Sh., A. M., P. P., A. T., S. P., N. P. dhe Q. Sh.
-3 të shpallurit në kërkim:
-L. T.
-G. C.
-G. Ç.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?