Rruga e bllokuar nga grupi serb

Protestuesit serbë bllokojnë dy vendkalime kufitare me Kosovën, Prishtina mbyll Bërnjakën dhe Merdarën! Sveçla: Ekstremistë serbë me qasje fashiste

6 Shtator, 19:27| Përditesimi: 7 Shtator, 01:13

  • Share

Grupe qytetarësh nga Serbia bllokuan të premten në mbrëmje (7 shtator 2024)  pjesërisht rrugët që çojnë në vendkalime kufitare me Kosovën, duke kërkuar tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve serbë të mbyllura nga autoritetet e Prishtinës. Protestuesit vendosën makina në mes të rrugës afër vendkalimit në Merdarë, duke i kthyer prapa udhëtarët me dokumente të Kosovës.

Organizatori i protestës Dragisha Miriç tha se bllokimi është përgjigje e ndërsjellë ndaj masave të vendosura nga autoritetet e Prishtinës për serbët e Kosovës.

“Ashtu siç bëri kryeministri (Albin) Kurti kur deklaroi se letërnjoftimet serbe nuk do të pranohen në Kosovë. Edhe ne tani kërkojmë të njëjtën gjë: që personat me letërnjoftime të Kosovës të mos kalojnë e të hyjnë në Serbi”, tha ai.

Autoritetet në Kosovë mbyllën fillimisht vendkalimin kufitar në Bërnjak në veri të vendit për shkak të pengesave me të cilat po përballen qytetarët. Por pak pas mensatës u mbyll dhe Merdara.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe kontrolluar udhëtarët.

Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët. 

Para pak çastesh, një familjeje e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore”, shkroi ai në rrjetet sociale duke theksuar se këto veprime janë të papranueshme' shkruante ministri 

Dy orë më pas njoftoi dhe mbylljen e Merdarës.

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë. Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë.

Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës. shkruante Svecla.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla  ka kërkuar nga shtetet perëndimore dhr nga NATO që të ndërhyjnë.

Ndërkohë pasdite Rasha Rojevic kryetar i Shoqatës së Qytetarëve të Mitrovicës së Kosovës – njërën nga tetë shoqatat që kanë organizuar bllokadat, tha se udhëtarët e automjeteve me dokumente “vetëm kosovare nuk do të lejohen të kalojnë" kufirin në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë javën e kaluar.

“Të gjithë ata që kanë vetëm dokumente të Kosovës nuk do të mund të kalojnë. Pse? Njerëzit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, nuk mund të ngasin me leje mjeti të lëshuara nga Republika e Serbisë. Kjo është thjesht një përgjigje e njëjtë me mënyrën se si [Kryeministri i Kosovës Albin] vepron në Kosovë”, tha Rojeviç.

“Nëse ai [Kurti] tha se nuk do të ketë tregti mallrash, atëherë transporti, përfshirë kamionët e ngarkesave, nuk do të mund të kalojnë”, shtoi ai, duke iu referuar vendimit të vitit të kaluar të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave serbe.

Autoritetet serbe nuk kanë komentuar ende rreth kësaj çështjeje.

Dy vetura, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre u vendosën pasditën e së premtes në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës, në Merdare.

Më herët pasditën e së premtes, gazetari i REL në pjesën serbe të kufirit në Merdare, tha se veturat me targa serbe lejoheshin të kalonin pa telashe, ndërsa ato me targa të Kosovës ndaloheshin dhe kontrolloheshin për të parë nëse kanë dokumente serbe.  Por, kamionët nuk janë lejuar të kalojnë pavarësisht se a kanë targa të Serbisë apo të Kosovës, sipas tij.

Bllokimi i pikëkalimeve kufitare në anën serbe mes Serbisë dhe Kosovës u paralajmërua ditë më parë nga këto organizata në Serbi, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.

Të mërkurën, (4 shtator) Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) e bëri thirrje shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre transit.

Autoritetet e Kosovës e kanë zemëruar Serbinë me një sërë veprimesh që i kanë ndërmarrë në veri të vendit muajt e fundit – për cfarë janë kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. 

Javën e kaluar, Qeveria e kryeministrit Kurti i mbylli pesë institucione paralele serbe në katër komunat me shumicë serbe, për të cilat tha se vepronin në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit. Punëtorët e atyre institucioneve paralele kanë protestuar dy ditë kundër mbylljes së tyre.

Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb. Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale.

Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Vendimet e Qeverisë së Kurtit janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve. Më 2022, serbët në veri i bllokuan rrugët drejt pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë pas arrestimi të një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. Ato ishin hequr pas disa javësh.

Ora 01:10
Mbyllet edhe Merdari, Gërvalla thirrje urgjente SHBA-së, e NATO-s: Ndërhyni të parandaloni Vuçiçin për përshkallëzimin e situatës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është mbyllur edhe pika kufitare e Merdarës. 

“Si pasojë e selektimit dhe kërcënimit racist të shqiptarëve nga bandat kriminale të Vuçiqit në bashkëpunim me policinë e Vuçiçit nëpër pikën kufitare të Kosovës në Merdarë, Kosova ka mbyllur edhe këtë pikë kufitare”.

“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht ShBA-së, Turqisë, Gjermanisë, Francës dhe NATO-s që të ndërhyjnë për të parandaluar Vuçiçin nga përshkallëzimi i mëtejshëm” i situatës, ka thënë Gervalla.

 

Ora 00:55
Protestuesit serbë bllokojnë dy vendkalime kufitare me Kosovën – Prishtina mbyll dhe Merdarën! Sveçla: Janë të maskuar

Ministri i Brendshëm i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kanë njoftuar mbylljen edhe të pikës kufitare në Merdarë.

"Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë.

Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës" shkruajti në mbrëmje vonë në facebook, ministri Xhelal Sveçla

Më herët edhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi mbylljen e pikës kufitare të Merdarës. Me këtë rast, ajo ka kërkuar nga shtetet perëndimore dhr nga NATO që të ndërhyjnë.

“Si pasojë e selektimit dhe kërcënimit racist të shqiptarëve nga bandat kriminale të Vuçiqit në bashkëpunim me policinë e Vuçiqit nëpër pikën kufitare të Kosovës në Merdarë, Kosova ka mbyllur edhe këtë pikë kufitare”.

“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht ShBA-së, Turqisë, Gjermanisë, Francës dhe NATO-s që të ndërhyjnë për të parandaluar Vuçiçin nga përshkallëzimi i mëtejshëm” i situatës, ka thënë Gervalla.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuksiani: 07/09/2024 13:08

    A është e ndaluar hyrjet&daljet vetëm për Kosovarët apo dhe për Sërbët?

    Përgjigju
  • Fshati: 07/09/2024 08:30

    Serbia nuk lejon Kosovarët të hyjnë në Serbi. Çfarë kërkojnë Kosovarët në Serbi?

    Përgjigju
  • Shpati: 07/09/2024 07:09

    Tani luften e bene ata qe rrine ne burg. Frutet I hajne nje grup aventurieresh qe po e cojne Kosoven ne zjarr qe sic duket punojne per ndonje agjenture te huaj.Pastaj keta s'duhet t'a kerkojne as Ameriken e as Europen per ndihme;Albini ate cfare ka gatuar ate duhet te haje.

    Përgjigju
  • Sako: 07/09/2024 05:59

    Ju albinistat kur keni hall kerkoni ameriken, dje thoshit nuk pyesim njeri se jemi kombi kosovar, do jua shikoj kosova sherrin juve te poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?