Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 'Hardh Fest'

Bllokimi kufitar prej serbëve në veri/ Kurti refuzon të jap koment: Sot kemi festë

7 Shtator, 08:23| Përditesimi: 7 Shtator, 08:28

  • Share

1725690456_albinkurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 'Hardh Fest', Rahovec

Kryeministri Albin Kurti, i cili ka vizituar mbrëmë festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikat kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali. Kurti e pranoi se ka provuar goxha shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze.

Ai, tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.

“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë. Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për litër”, ka thënë kryeministri./ Klan Kosova


Lajmi kryesor:

Pas bllokadës serbe, hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë! Sveçla: Ekstremistët e maskuar u larguan! Osmani: Serbia kërkon tensione me bandat kriminale (VIDEO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?