Bizneset marrin kredi në valutë për të importuar! BSH: Bankat refuzojnë kërkesat për kredi, shkak lufta! Rrisin kushtet e kreditimit e pasiguria

21 Maj 2022, 20:42| Përditesimi: 21 Maj 2022, 22:55

  • Share

Bizneset kanë shtuar kërkesat për kredi në tremujorin e parë të këtij viti, si pasojë e ndikimit nga çmimet e larta. Banka e Shqipërisë thotë se kërkesa më e madhe për kredi ka qenë në valutë me 57% të totalit të kredisë së dhënë, dhe shkak është bërë nevoja për valutë me qellim importin e mallrave.

“Rritja e kredisë në valutë u mbështet nga kërkesa e shtuar e bizneseve për blerjen e mallrave jashtë, në kushtet e rritjes së shpejtë të çmimeve dhe pasigurisë që solli fillimi i konfliktit në Ukrainë”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Por pasiguria që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, bankat po i shtrëngojnë kushtet e kreditimit kryesisht për biznesin e vogël e të mesëm.

“Bizneset e vogla dhe të mesme, për vetë natyrën e biznesit të tyre, e kryejnë aktivitetin kryesisht në lekë dhe rreziku i kursit të këmbimit dhe pasiguria e lartë e krijuar mbas fillimit të konfliktit Rusi - Ukrainë kanë ndikuar edhe në shtrëngimin e standardeve për këtë grup nga bankat”, vijon më tej raporti.

Bankat po ashtu kanë dhënë kredi në vlera më të ulta sesa ka qenë kërkesa e bizneseve si dhe është shtuar numri i kushtëzimeve në marrëveshjet e nënshkruara mes palëve. Ndërkohë në këtë tremujor të parë të vitit normat e interesit të kredisë për bizneset regjistruan një rritje të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?